Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Plani Strategjik

 

STRATEGJIA
PER OBJEKTIVA AFATSHKURTER, AFATMESME DHE AFATGJATE
(2006-2015)
  
 
Hyrje nga Kryetari i Keshillit Drejtues
 
Ne Francen e pas Luftes se II-te Boterore, çeshtja shtrohej ne kete menyre: “Nese deshirojme te rivendosim besimin e popullit francez ne sistemin e tyre ligjor, nje nga parakushtet eshte trajnimi i kujdesshem dhe gjitheperfshires i gjyqtareve ne te gjitha aspektet e ligjit.”[1]
 
Ne shume vende te Evropes Perendimore, gjyqesori doli nga Lufta e Dyte Boterore ne nje gjendje shume te dobet. Trajnimi i duhur i gjyqtareve konsiderohej si nje prioritet dhe si nje emergjence. Kjo coi ne krijimin e Shkolles Franceze te Magjistratures, Shkolla e pare e ketij lloji ne Evrope. Te tjera pasuan me vone.
 
Ne mund te bejme nje paralelizem me periudhen gjate se ciles u krijua Shkolla e Magjistratures e Republikes se Shqiperise ne vitin 1995-96. Ndonese trazicioni post-komunist qe kalonte Shqiperia ne ate kohe ishte shume me kompleks, sigurisht qe ne kemi perfituar shume nga modeli francez i Shkolles se Magjistratures dhe nga pervojat e Shkolla te tjera evropiane gjate ketyre viteve te funksionimit.
 
Krijimi i Shkolles se Magjistratures se Shqiperise ishte nje ngjarje e rendesishme qe erdhi si rezultat i bashkepunimit te shtetit shqiptar me Keshillin e Evropes dhe Komisionin Evropian. Qe nga ajo kohe e ne vazhdim Shkolla financimin e ka marre nga shteti shqiptar dhe ka qene e mbeshtetur vazhdimisht nga Keshilli i Evropes, Komisioni Evropian, Banka Boterore, Danida dhe nga shume donatore te tjere te cileve ne u jemi shume mirenjohes[2].
 
Mbas me shume se 8 vitesh aktiviteti, Shkolla e Magjistratures renditet ndermjet institucioneve te suksesshme te sistemit te drejtesise dhe atij ligjor shqiptar. Kete sukses ia detyrojme shume organizatave dhe individeve: Keshillit te Evropes dhe donatoreve te tjere te permendur me lart, Qeverise Shqiptare, Keshillit tone te Drejtimit, nje stafi qe sado i vogel ka qene i qendrueshem dhe i perkushtuar, dhe mbi te gjitha studenteve dhe stafit pedagogjik. Te diplomuarit tane punojne si gjyqtare dhe prokurore ne te gjithe Shqiperine dhe ne mjaft raste kane ecur ne karrieren gjyqesore duke zene edhe poste drejtuese ne gjyqesor dhe ne prokurori[3].
 
Deri tani, aktiviteti yne pergjithesisht eshte bazuar ne nje planifikim afatshkurter. Kjo per shume arsye. Shkolla eshte nje institucion me experience jo te gjate dhe hartimi i strategjive afatgjate kerkon jo vetem nje ekspertize te kualifikuar por edhe nje pervoje paraprake relativisht te gjate.
 
Vec kesaj vitet e veshtira te tranzicionit shqiptar nuk kane mundesuar planifikimin afatgjate, per te mos permendur nje rezistence refleksive ndaj “planifikimit” me kuptimin qe u perdor kjo fjale dhe ky koncept gjate regjimit komunist.
 
Nje arsye tjeter ka qene perpjekja jone e vazhdueshme per t’iu pergjigjur dhe per te perfshire ne aktivitetin tone rekomandimet e institucioneve kombetare dhe nderkombetare te interesuara ne fushen e trajnimit te gjyqtareve dhe prokuroreve ose me gjeresisht ne te gjitha aspektet e reformes ne drejtesi. Kjo ka patur nje ane positive, sepse ne kemi qene ne gjendje te perfshijme sugjerimet e tyre me shpejtesi ne aktivitetin tone dhe te ofrojme trajnimin per studentet tane dhe per magjistratet ne detyre ne fusha te rekomanduara nga ata ose ne lidhje me ekspertet specifike qe kane qene te disponueshem ne kohera te caktuara. Megjithate ne disa rastekjo i ka dhene nje fare karakteri spontan nje numri aktivitetesh te shkolles.
 
Gjate viteve te fundit, jemi angazhuar ne diskutime te vazhdueshme me donatoret dhe miqte tane, te cilet perbejne dhe grupin informal te njohur dhe si Miqte e Shkolles se Magjistratures ne lidhje me nevojen dhe deshiren per te realizuar planifikime afatgjata dhe per ta vendosur shkollen ne nje pozicion te qendrueshem per te ardhmen. Donatoret tane kane qene vecanerisht te preokupuar qe Shkolla te jete plotesisht e qendrueshme, ndersa pakesohen kontributet e tyre financiare. Mund te them se ne kemi besim se Shkolla do ta kete këtë aftesi. Ky dokument shpresojme ta beje te qarte se edhe nese donatoret terhiqen plotesisht, Shkolla do te jete e qendrueshme ne baze te angazhimit te shtetit shqiptar, nje angazhim mbi te cilin ne shpresojme se mund te mbeshtetemi. Mirenjohja jone per Keshillin e Evropes dhe Komisionin Evropian per rolin e tyre ne bashkepunimin me Shkollen shpresojme se ka qene mjaft e qarte. Ne u jemi mirenjohes shume organizatave te tjera nderkombetare, nepermjet ndihmes se te cilave Shkolla ka patur nje rritje kaq te dukshme.
 
Per arsyet e siperpermendura, ne vitin 2001 ne filluam nje proces per planifikimin afatgjate, duke identifikuar planet dhe nevojat tona sic dukeshin ne ate kohe, e bere kjo me nje input te fuqishem nga donatoret dhe miqte. Mund te them se qe atehere, arritjet tona ne shume fusha kane qene domethenese.
 
Tani ne kemi pergatitur nje plan afatgjate me formal dhe do te deshiroja te bej disa komente te pergjithshme perpara se ta prezantoj ate.
 
Shkolla ka funksionuar qe nga themelimi i saj ne vitin 1996 ne baze te ligjit nr. 8136 me date 31.7.1996. Koha ka treguar nevojen per ndryshime ne ligj, dhe jam i lumtur t’iu raportoj se mbas nje pune te konsiderueshme nga shume pale, Kuvendi i Shqiperise  aprovoi nje set me amendamente per ligjin e Shkolles se Magistratures. Ligji eshte dekretuar nga Presidenti i Republikes dhe me dt. 29 Qershor 2005 ka hyre ne fuqi. Ligji i amenduar do t’i jape Shkolles strukturen per te cilen ajo ka nevoje per periudhen e mbuluar nga Plani yne Strategjik. Sic do te shihet, shume prej objektivave tone perfshijne konsolidimin e plote te dispozitave te amendamenteve te reja[4].
 
Objektivi yne strategjik i pergjithshem shkon shume me tej sesa qendrueshmeria thjesht financiare e shkolles. Ne kerkojme qe Shkolla te vazhdoje te mbaje dhe ta konsolidoje me tej vendin e saj legjitim ne strukturen e pergjithshme te sistemin ligjor e gjyqesor shqiptar dhe t’u sherbeje te gjitha paleve ne kete sistem.
 
Jemi perpjekur vazhdimisht te ruajme nje balance midis trajnimit te gjyqtareve dhe prokuroreve. Edhe ne te ardhmen do te bejme cdo perpjekje per tu kujdesur qe te dy profilet e rendesishme te shkolles te kene vemendje te mjaftueshme individuale. Ne, me tej, kerkojme qe Shkolla te behet jo vetem nje vend i gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj per formimin e tyre perpara se te shkojne ne vendet te punes ne te gjithe sistemin, por edhe nje vend ne pararoje te edukimit ligjor, duke punuar se bashku me te gjitha fakultetet e drejtesise per ta permiresuar kete edukim ligjor, per te zhvilluar aftesi dhe kapacitete te punes kerkimore ligjore dhe per tu bere nje qender per shkembimin aktiv te ideve ne lidhje me tematiken ligjore dhe problemet me te medha te shoqerise shqiptare.
 
Ne kerkojme qe Shkolla te marre pjese me maksimumin e aftesive te saj ne perpjekjen e gjere, te rendesishme dhe te vlefshme per te bere qe Shqiperia te mposhte izolimin gjysem shekullor dhe te pershtase dhe rregulloje sistemin e saj te drejtesise dhe ate ligjor drejt nje integrimi te plote evropian. Pra, plani thekson se ne shohim pertej trajnimit te zakonshem te magjistrateve (gjyqtare dhe prokurore) me aftesi dhe njohuri per te cilat ata kane ose do te kene nevoje gjate punes se tyre ne gjykatat shqiptare dhe zhvillimin e ceshtjeve penale civile. Ne po planifikojme trajnimin e tyre intensiv ne te drejten evropiane, direktivat dhe rregullat e Bashkimit Evropian, Acquis Communautaire, dhe jurisprudencen e Gjykates Evropiane te Drejtesise e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut.
 
Kemi besim te plote se Shkolla e Magjistratures e Republikes se Shqiperise do te jete ne gjendje te permbushe keto objektiva te larta me mbeshtetjen e zakonshme financiare qe do te marrin nga buxheti i shtetit. Sic e permenda me lart, financimi kryesor i shkolles, qe nga fillimet e saj, ka qene nga Buxheti i Shtetit Shqiptar[5].
 
Sigurisht, ne jemi te bindur qe Shkolla te vazhdoje te jete e mirepritur per miqte dhe donatoret, duke perfituar nga pervoja e tyre, duke shkembyer pervojen tone me te tyren dhe duke punuar se bashku per perfitim te perbashket. Te gjithe ata qe jane te interesuar ne suksesin e reformave te drejtesise ne Shqiperi do te gjejne nje dere te hapur dhe nje bashkepunim te frytshem ne Shkolle.
 
Plani eshte pergatitur ne konsultim te ngushte me stafin pedagogjik dhe administrativ te Shkolles, dhe me ndihmen shume te vlefshme te ekspertit resident te Keshillit te Evropes. E kemi diskutuar paraprakisht kete dokument me anetaret e Keshillit Drejtues te Shkolles. Eshte realizuar nje process transparent per rishikimin e Planit te Propozuar me Keshillin Pedagogjik, te gjithe bashkepunetoret e Shkolles dhe personat e tjere te interesuar. Ne perfundim Projekt Strategjia eshte miratuar nga Keshilli Drejtues, pasi ky organ me ligj ka kopetencen te miratoje strategjine e Shkolles.
 
Mbeshtetur ne Planin Strategjik Afatgjate, Shkolla do te ndermarre veprime specifike per realizimin e kesaj strategjie. Shumica e planeve tona, sic mund ta shihni nga ky material, mund te realizohen pa ndonje impakt te madh ne buxhet. Kjo e ben kete plan real dhe plotesisht te realizueshem[6].
 
Qellimi yne eshte qe plani te rishikohet nje here ne dy vjet, qe korespondon me perfundimin e periudhes 2 vjecare te planifikimit afatshkurter. Ne do te ndjekim me shume kujdes rishikimin e ardhshem te Planit dhe objektivi yne eshte t’i leme pasardhesve nje institucion qe do te vazhdoje te luaje rolin e tij kyc ne mirefunksionimin e pergjithshem te gjyqesorit dhe prokurorise shqiptare dhe do te vazhdoje te ndjeke objektivat afatgjate te shkolles krahas me Qeverine Shqiptare ne procesin e integrimit te plote te Shqiperise ne Evrope.
 
Megjithese, Shkolla e Magjistratures se Shqiperise eshte krijuar sipas pervojave te shkollave te tjera te ngjashme ne Evrope dhe perfiton nga pervoja e tyre; çdo vend ka strukturen e tij, Kushtetuten e tij, dhe traditat dhe historine e tij. Ne jemi shume te ndergjegjshem per traditat dhe historine unike te Shqiperise. E shohim si rol te Shkolles qe t’i sherbeje institucioneve te gjyqesorit dhe prokurorise shqiptare, te kerkoje komunikimin me komunitetin e profesioneve te lira juridike dhe te bashkepunoje me te gjitha pjeset e Qeverise Shqiptare. Ne i kemi zhvilluar marredhenie te ngushta me institucione shume te rendesishme si Keshilli i Larte i Drejtesise, Prokurori i Pergjithshem, Ministria e Drejtesise, komuniteti i gjyqtareve dhe prokuroreve; do te vazhdojme t’i promovojme dhe i vleresojme shume keto marredhenie pune me te gjithe keto institucione dhe gjithashtu me gjyqesorin ne pergjithesi dhe avokatet e Shqiperise qe praktikojne ne gjykata. Gjithashtu do te vazhdojme angazhimin tone per te mbetur nje qender dinjitoze trajnimesh dhe kerkimesh.
 
Ne fund te periudhes se mbuluar nga kjo Strategji, ne shpresojme qe Shkolla e Magjistratures se Republikes se Shqiperise te behet nje shkolle moter me shkollat e tjera te magjistratures ne Evrope  Lexo më shumë....
 
 
Pershendetje,
 
Thimjo KONDI
Kryetar
i Keshillit Drejtues
 


[1] Prezantim i Shkolles se Magjistratures se Republikes se Frances.
[2] Keshilli i Evropes, Komisioni Evropian, Danida, USAID, ABA CEELI, EWMI, SOROS, IRZ, GTZ, OSCE, World Learning, OPDAT,Ambasada e Shteteve te Bashkuara, Ambasada e Britanise se Madhe, Ambasada e Republikes se Frances, UNHCR, UNICEF, PAMECA, Banka Boterore etj.
[3] Nga Shkolla e Magistratures per periudhen 2000-2004 jane diplomuar gjithsej 75 gjyqtare dhe 37 prokurore. Pese magjistrate te diplomuar nga Shkolla jane sot ne pozicione drejtuese ne gjykata dhe ne prokurori. Me konkretisht: Kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, Kryetari i Gjykates se Rrethit Sarande, Prokurorja e Rrethit Librazhd, Prokurori i Rrethit Berat, Kryetari i Gjykates se Rrethit Diber, si dhe 3 gjyqtare jane ne Gjykaten e Apelit per Krimet e Renda Tirane.
[4] Nje kopje e ligjit qe rregullon funksionimin e Shkolles me amendamentet e aprovuara nga Kuvendi i Shqiperise eshte bashkengjitur si Shtojca A e planit.
[5]Bashkengjitur si Shtojca B eshte nje tabele qe tregon kontributin vjetor aktual nga Buxheti i Shtetit per shkollen qe nga themelimi i saj.
[6] Veprime e nevojshme qe mund te parashikojme per arritjen e prioriteteve strategjike tregohen ne tabelen e bashkengjitur si shtojca C, e cila tregon gjithashtu impaktin e pritur te buxhetit nga prioritetet e identifikuara.

Njoftime

Mbylle