Njoftim për provimin e pranimit
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë të interesuarit, për të vazhduar Shkollën e Magjistraturës, se:
Numri i kandidatëve për magjistratë, që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës për periudhën 2011-2012 do të jetë 10 (dhjetë) vende për gjyqtarë dhe 8 (tetë) vende për prokurorë .
Konkursi i pranimit të kandidatëve për magjistratë, do të zhvillohet ditën e martë, datë 13 shtator 2011. Vendi dhe ora e saktë e konkursit do të bëhen publike nëpërmjet faqes tonë të internetit www.magjistratura.edu.al
Rregjistrimet do të kryhen gjatë periudhës 25 Korrik - 15 Gusht, nga ora 9.00 – 13.30, pranë sekretarisë mësimore të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:
- Të jetë diplomuar “Jurist” në një nga Fakultetet e Drejtësisë, Publike apo jo publike të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, brenda apo jashtë vendit; me programin minimal katër vjeçar ose pesë vjecar, me diplomë DIND ose ekuivalente me të.
- Të ketë notë mesatare mbi 8 (tetë).
- Të mos jetë i dënuar.
- E drejta për të konkuruar në Shkollën e Magjistraturës i takon cdo studenti deri në tre herë, jo në mënyrë të njëpasnjëshme. Studentët që kanë konkuruar një ose disa herë deri në vitin akademik 2010-2011, do të kenë edhe dy mundësi të tjera konkurrimi dhe, mund të konkurrojnë në vitin akademik 2011-2012. (Shtuar me vendimin nr 19 dt 21.6.2011 të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës).
- Bëni kujdes: Për studentët pjesëmarrës në provimin e pranimit në vitin akademik 2011-2012 bëjmë me dije që niveli i njohurive që zotërojnë në gjuhën angleze duhet të jetë i tillë që të përballojë programin mësimor të kursit të anglishtes ligjore (që parashikohet si pjesë e detyrueshme e vitit të dytë në Programit të Trainimt Fillestar të Shkollës së Magjistraturës) dhe që do të jepet nga Profesor David BURNS. Moskualifikimi në këtë kurs passjell humbjen e mundësisë së marrjes së diplomës në Shkollën e Magjistraturës.
Kandidati, për rregjistrim, duhet të paraqesë këto dokumenta:
- Dokumentin e ekuivalentimit të diplomës në rast se ka mbaruar studimet jashtë.
- Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe çertifikatës së notave.
- Rekomandim zyrtar nga vendi i punës ku ka punuar, (në rast se ka punuar).
- Kopje të noterizuar të vendimit të akreditimit të Fakultetit të Drejtësisë, nëse është diplomuar në një nga Fakultetet e Drejtësisë jo publike brenda vendit.
- Raport mjeko-ligjor.
- Kopje të noterizuar të kartës së identitetit i bashkangjitet formularit të vetedeklarimit të gjendjes gjyqësore (i dënuar, i padënuar) i plotësuar nga ju me Shkronja Kapitale të cilin do ta shkarkoni nga faqja e internetit të Shkollës. Formularin mund ta shkarkoni këtu...
- Një çertifikatë familjare.
- 2 fotografi
- Të dhëna personale (CV).
- Mandat pagese për regjistrimin në vlerën 5000 lekë në Banken Raiffeisen Bank, në llogarinë me Nr. 0104030780; IBAN : AL 22202110130000000104030780 adresa: Dega e Thesarit Tiranë, Shkolla e Magjistraturës.
Tërheqja e programit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) bëhet pranë sekretarisë mësimore të Shkollës.
Ju bëjmë me dije,se pagesa e rregjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk rregjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme.
Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit : www.magjistratura.edu.al
ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër tel. 04- 2342327; 2363914, 2364943/221;
Ju urojmë suksese! DREJTORIA

Para