Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Rregullorja e provimit

                          PROÇEDURA E ORGANIZIMIT TË PROVIMIT PËR SELEKSIONIMIN E                      
  KANDIDATËVE PËR NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS
 
“Ndryshuar me Vendimin nr. 11, date 02.07.2010 te Keshillit Drejtues “Per disa shtesa dhe ndryshime ne rregulloren e brendshme te Shkolles se Magjistratures”
 
Ndryshuar me Vendimin nr.19, datë.21.06.2011, të Këshillit Drejtues” 
Rregulli I:
Mënyra e korrigjimit të provimit do të jetë anonime.
Në konkurs kandidati duhet të ketë me vete vetëm dokumentin e identifikimit. Materialet për zhvillimin e konkursit do të jepen nga shkolla.

Aplikimi:
  • Fletët e përgjigjes së provimit do të jenë të gjitha të vulosura. Të gjithë kandidatëve do t’u shpërndahet një zarf i vogël, i cili brenda ka një letër në të cilën do të shkruhet emri i kandidatit që konkuron. Zarfi i vogël nuk duhet të mbyllet deri në momentin e dorëzimit të provimit. Mbyllja e tij do të bëhet në prani të administratorit të provimit duke u verifikuar edhe njëherë identiteti i konkuruesit dhe do të vuloset nga personi përgjegjës i i caktuar nga administratori i provimit
  • Zarfi i madh do te mbyllet nga kandidati dhe duhet të ketë brenda përkatësisht 3 teza të Testit të Përgjithshëm dhe 7 teza të Testit Profesional. Zarfi do të vuloset nga personi përgjegjës. Përmbajtja e cdo zarfi është në përgjegjësinë e kandidatit përkatës.
  • Tezat që mungojnë në zarf vlerësohen nga Komisioni me 0 pikë. Anëtari i Komisionit që konstaton i pari mungesën e tezës në zarf, e bën këtë gjë publike duke mbajtur një proces verbal të vecantë për këto mungesa, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit.
  • Në fund të provimit zarfi i vogël së bashku me zarfin e madh, do të dorëzohen në një vend të caktuar.
  • Emri nuk do të shkruhet në asnjë nga fletët e provimit.
  • Të mos shkruhet mbi vulë.
  • Vendosen 2 vula mbi cdo zarf. Sipërfaqja e zënë nga vula duhet të jetë gjysma mbi fundin e kapakut të zarfit dhe gjysma mbi pjesën e poshtme të zarfit, që ndodhet menjëherë mbas kapakut të zarfit.
  • Të mos lihen hapësira boshe midis rreshtave dhe të mos përdoren mjete të tjera (fletë,stilolapsa), vec atyre të dhëna nga shkolla. Konkuruesit nuk lejohen të kenë fytyrë të mbuluar, të mbajnë shalle apo kapele, syzedielli, gjatë procesit të provimit. Ndalohet përdorimi dhe mbajtja e telefonave celularë si dhe e paisjeve të tjera.
  • Kohëzgjatja e provimit; 2.5 orë pjesa e parë dhe 4 orë pjesa e dytë.
  • Pasi përfundon provimi, do të bëhet përzgjedhja e zarfave të provimit në prani të kandidatëve,   pastaj do të bëhet sekretimi i tyre.
  • Pas dorëzimit të fletëve të provimit Drejtoria e Shkollës së Magjistraturës do të vendose numrin si në zarfin e vogël ashtu dhe në zarfin e madh të çdo kandidati. Komisionit të provimit do t’i vihet në dispozicion vetëm zarfi i madh, me numrin përkatës, i cili përmban fletët e provimit.
  • Korrigjimi i provimit me shkrim do të bëhet në një salle të mbyllur (ambient zyrtar) brenda godines se Shkollës së Magjistraturës. Gjithashtu, asnjë anëtar i komisionit të korrigjimit nuk lejohet që të marrë me vete fletët e provimit.
  • Për çdo kërkesë kandidati duhet të kërkojë leje nga administratori i konkursit.
 
 
Rregulli II:
Gjatë provimit, e gjithë salla do të jetë nën mbikqyrjen e një grupi individësh të pavarur.
Studentët nuk duhet të flasin ose të japin e marrin asistencë nga njeri – tjetri apo nga të tjerë gjatë provimit, për asnjë lloj arsyeje.

Aplikimi:
Në qoftë se një gjë e tillë ndodh, atëherë administratori i provimit (Drejtoria) vendos menjëherë përjashtimin e studentëve nga salla e provimit, si dhe deklarimin e provimit të tyre të pavlefshëm.
Në qoftë së një student merr ndihmë nga dikush të dy palët do të skualifikohen në bazë të rregullit II.
Monitorët do të jenë persona jo të përshirë në në sistemin gjyqësor shqiptar dhe jo me profesion juriste apo pedagoge të Shkollës së Magjistraturës. Ata do të jenë përfaqesues shqiptar dhe të huaj nga organizata me të cilat Shkolla e Magjistraturës ka pasur dhe ka marrëdhënie bashkëpunimi. Në qoftë se monitorohet do të vënë re shkelje sado të vogla të rregullave të provimit, ata do t’i kërkojnë studentëve që të lënë sallën menjëherë, si dhe do të njoftojnë administratorin e provimit.
 

Rregulli III

Gjatë provimit, studentët nuk lejohen të shënojnë ose lënë emrin apo shenja sado të vogla në fletët e provimit, me të cilat nenkupohen shprehje ose citime qe e bejne fleten e provimit te identifikueshme si psh:.
·         Shkrimi i të gjithë provimit ose një pjese me gërma kapitale
·         Nënvizimi i fjalëve apo shprehjeve
·         Përdorimi i emrave të personave pjesëmarrës
·         Përdorimi i emrave të autorëve të teksteve
·         Përdorimi i të dhënave identifikuese qe lidhen me punën e kandidatit, familjen, shkollën që ka ndjekur etj.
Në rast të një korrigjimi, fjala ose shprehja do të futet në kllapa, do t’i kalohet një vijë sipër sipas këtij modeli: (gabim).

Aplikimi: Në rast së konstatohen shenja të ndryshme në fletët e provimit, ato do të shpallen të pavlefshme dhe kandidati humb të drejtën për të konkuruar.

Rregulli IV

Në përfundim të provimit të gjitha fletët do të vendosën në një kuti të vulosur. Gjithashtu edhe zarfat e vegjël do të jenë të futura në një kuti të vulosur. Kutitë e vulosura do të ruhen pranë zyrave të partnerëve tanë ndërkombëtarë.
 
Aplikimi:

Kutia me fletët e provimit do të hapet vetëm në ditët e korrigjimit në prezencë të komisionit të korrigjimit. Gjithashtu zarfi i madh me zarfat me numrat korrespondues do të hapet në prani të komisionit të korrigjimit. Pasi të shpallen rezultatet në bazë të numrave të sekretimit hapja e zarfave të vegjel me emrat do të bëhet në datë ____________ ora______________ në prani të konkuruesve në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës.
Nëse pas marrjes së rezultateve ka rezerva për rezultatin, kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e veta. Fletët e provimit mund të shikohen nga kandidati, vetëm në sallën e vënë në dispozicion nga Shkolla, në prani të një personi të caktuar nga admnistratori dhe nuk lejohet fotokopjimi ose marrja e fletëve të provimit. Kur konstaton pasaktësi matematikore ose të ndonjë lloji tjetër me karakter procedurial, kandidati paraqet vërejtjet me shkrim brenda tre ditëve nga shpallja e rezultateve.
Nuk ka seancë ballafaqimi direkte me jurinë e vlerësimit.     
 
 
Rregulli V
 
Provimi me shkrim zhvillohet në një ditë për të dy profilet ( gjyqtar dhe prokuror ). Në pjesën e parë zhvillohet teza e formimit të përgjithshëm intelektual e cila përmban: Testin e Inteligjencës, një Esse dhe Testi i Etikës Komunikimit dhe Sjelljes qytetare, ndersa ne pjesen e dyte zhvillohet nje test profesional i cili permban pjesen teorike nga fushat e së drejtës të parashikuara në programin e provimit të pranimit dhe pjesën praktike me dy raste nga praktika gjyqësore.
 
Aplikimi:
Teza e provimit vlerësohet maksimalisht me 450 pikë.
Me 100 pikë vleresohet teza e provimit të formimit të përgjithshëm intelektual nga të cilat me 40 pikë vlerësohet Esse-ja, testi i Inteligjences me 30 pikë dhe Etika Komunikim dhe Sjellje qytetare me 30 pikë.
Me 350 pikë vlerësohet Testi Profesional nga të cilat; me 250 pikë vlerësohet pjesa teorike të cilat ndahen; 50 pikë për pjesën teorike të së drejtës civile, të drejtës penale, procedurës civile dhe procedurës penale dhe me 50 pikë vlerësohet pjesa teorike e degëve të tjera të së drejtës si; e drejta kushtetuese, e drejta administrative.
Pjesa e rasteve praktike vlerësohet me 100 pikë, nga 50 pikë për secilin rast praktik .

 Rregulli VI
Për të shmangur vlerësimin me të dhjetat dhe të qintat e një pike tek testi i inteligjencës, mënyra e korigjimit të gabimeve e parashikuar në rregullore nuk vlen  për testin e inteligjencës.
 
Aplikimi:
  • Nëse brenda pyetjeve ka 2 apo 3 mundësi, vendosja gabim e njërës, e konsideron të gjthë ushtrimin të vlerësuar me 0 pikë.
  • Cdo përgjigje e korriguar nga kandidati konsiderohet e gabuar.
 
 
Rregulli VII
 
Përgjigja e cdo teze duhet të jepet me shkrim nga anëtari përkatës i Komisionit, e nënshkruar prej tij dhe i dorëzohet administratorit të provimit.
Të bëhet publike në faqen e internetit një përshkrim i tezës dhe jo vetë teza, për të përjashtuar mundësinë e mospërdorimit të elementëve të saj në provimet e viteve të mëvonshme.

Njoftime

Mbylle