Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Rregullore e trajnerëve

 

Pika 4 e vendimit të Këshillit Drejtues me temë:
 
 “PER KRITERET E PERZGJEDHJES SE PEDAGOGEVE/LEKTOREVE TE SHKOLLES SE MAGJISTRATURES”
 
 “Miratuar me Vendimin nr.27, datë.15.07.2009 të Këshillit Drejtues”
 
Përzgjedhja e pedagogëve/trajnerëve do të ketë si bazë:
 
(a) eksperiencën në detyrë si gjyqtarë, prokurorë ose në profesionin ligjor. Eksperienca në punë do të jetë e diferencuar në varësi të kategorisë të pedagogut apo lektorit dhe në varësi të rëndësisë së lëndës/kursit apo të ngarkesës në orë mësimore. Për trainerët e vlerësuar si Lektorë, (Doktor, Profesor i asociuar apo Profesorë) eksperienca minimale në punë duhet të jetë mbi 15 vjet punë. Për pedagogët të cilët do të kenë një ngarkesë të vogël mësimore jo më shumë se 16 orë mësimore në auditor, apo në lëndë/kurse me karakter të specifikuar teknik, ekperienca në punë të jetë jo më pak se 7 vjet punë;
(b) integriteti moral dhe reputacioni i mirë në detyrën e tyre. Këshilli I Europës dhe Komisioni Europian rekomandojnë se një kriter shtesë që duhet te futet në procedurën për përzgjedhjen, vlerësimin dhe përfundimin e punësimit të trajnerëve është integriteti moral i trajnerit, i cili ka të bëjë me respektimin e vazhdueshëm të rregullave në detyrën e tij/saj si edhe kriteret specifike në cilësinë e tyre si trajner i shkollës.
(c) përvoja dhe aftësitë pedagogjike. Eksperienca pedagogjike preferohet të jetë e vërtetuar me dëshmi dhe/ose rekomandime të tjera dhe të jetë mbi 7 vjet ( specializime apo trainime për trainerët). Ky kriter mund të vlerësohet rast pas rasti, pasi të bëhet një demonstrim i një seminari para komisionit të ngritur për këtë qëllim.[1]
 
(d) përvoja profesionale e specifikuar në lëndën për të cilën do të jenë eksperte apo do të japin mësim;
 
(e) aktiviteti shkencor në formën e botimeve;
 
(f) njohja e një gjuhe të huaj të Bashkimit Evropian ose më gjerë;
 
(g) aftësitë për përdorimin e kompjuterit.
Gjithashtu cdo pedagog apo trainer duhet të:
·         të ketë aftesi të larta në komunikim;
·         përfundoj detyrat e ngarkuara brenda afateve të vëna nga Këshilli Drejtues dhe nga Këshilli Pedagogjik;
·         të ketë aftesitë e nevojshme për të vlerësuar nevojat për trajnimin profesional të gjyqtarëve dhe të prokurorëve;
·         të ketë aftesite e nevojshme për të bërë vlerësimin e aktiviteteve të trajnimit profesional;
·         të frekuentojë aktivitetet për të cilat i duhet të udhëtojë brenda dhe jashtë vendit;

 


[1] Shihni fazën e dytë të peocedurës së përzgjedhjes së pedagogut.
 

Njoftime

Mbylle