IV. FORMIMI PROFESIONAL I PROFESIONEVE TË TJERA JURIDIKE
Në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës dhe Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me organizimin e trajnimit të administratës gjyqësore, Shkolla ka fituar tashmë një përvojë thelbësore me organizimin e disa seminareve për kancelarët dhe stafin e gjykatave gjatë viteve të fundit. Ky bashkëpunim vendosi piketat për realizmin e një trajnimi permanent të administratës gjyqësore.
Bashkëpunim ndër-institucional midis Shkollës dhe Ministrisë së Drejtësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen nëpërmjet realizmit të aktiviteve trajnuese për administratën gjyqësore. Këto trajnime do të vazhdojnë të trajtojnë tema të ndryshme në lidhje me kuadrin ligjor që rregullon statusin, rolin dhe kompetencat e Kancelarëve dhe të Administratorëve Gjyqësorë.
Njëkohësisht, në bashkëpunim me avokatin e shtetit, Shkolla realizon periodikisht kualifikimin profesional te avokatëve të shtetit, duke realizuar konkursin e pranimit, dhe më pas programet e trajnimit të tyre ne vazhdimesi.

Para