Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

V.PUBLIKIMET DHE PUNA KËRKIMORE

 

Botimet dhe puna kërkimore janë një pjesë e rëndësishme e edukimit dhe trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe një hallkë e munguar edukimin ligjor. Për më tepër është e ditur që tekstet e mira, në disa raste tekstet bazë, për edukimin ligjor mungojnë. Në jurisprudencën e botuar, vendimet gjyqësore shqiptare fatkeqësisht nuk janë të klasifikuara dhe të renditura në bazë të kritereve të përbashkëta të përdorura nga shumica e vendeve evropiane, ku çdo vendim i botuar paraprihet nga një përmbledhje dhe një ekstrakt që përmban përmbledhjen ose parimet bazë të vendimit.
 
Në këtë drejtim Shkolla kryen rregullisht publikimin e një reviste juridike dhe deri tani kanë dalë në shtyp 15 botime të zakonshme dhe një i veçantë. Nën kujdesin e Bankës Botërore në kuadër të projektit për reformën ligjore dhe gjyqësore janë hartuar dhe publikuar 6 tekste mësimore në fushat e pronësisë intelektuale, ndërmjetësimit dhe arbitrazhit, menaxhimit të gjykatave dhe rasteve, dhe të drejtës ndërkombëtare private, falimentimi dhe vështrimi krahasues mbi proçedurën civile.
 
Me ndihmën e partnerëve të saj ndërkombëtarë si Këshilli i Evropës, shkolla disponon një bibliotekë modeste por të pasur me literaturë juridike të huaj dhe të vendit, e cila i vjen në ndihmë kandidatëve për magjistratë dhe pjesëmarrësve të aktiviteteve trajnuese që zhvillohen në shkollë. Zgjerimi i hapësirës së bibliotekës me salla të tjera leximi, shfrytëzimi i teknologjive të reja është një nga prioritetet e së ardhmes për shkollën, për t’i ardhur në ndihmë plotësimit të nevojave për informacion dhe literaturë juridike

Njoftime

Mbylle