VII. BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Në kuadër të programeve të formimit profesional Shkolla e Magjistraturës ka një bashkëpunim të shpeshtë dhe intensiv me partnerët e saj ndërkombëtare. Janë zhvilluar aktivitete të shumta trajnimi në bashkëpunim me shumë organizata dhe institucione ndërkombetare. Partnerët ndërkombëtarë të Shkollës së Magjistraturës janë të shumtë si p.sh:
- Komisioni i Bashkimit Evropian
- Këshilli i Evropes
- OSBE
- Misioni i Bashkimit Evropian për Drejtësi – EURALIUS
- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, USAID dhe projektet e tij të ndryshme si OPDAT, MMC Millenium Challenge,Chemonics, DPK Consulting etj.
- Fondacionet Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Ligjor si GTZ, IRZ, Fridrich Ebert, dhe Hans Seidel
- Organizatat e Kombeve të Bashkuara si UNICEF, UNIFEM, UNHCR
- Ambasada e Mbretërise së Spanjës dhe Agjencia Spanjolle për Zhvillimin e Bashkëpunimit – AECID
- Ambasada e Republikës së Francës.
Më konkretisht projektet e zhvilluara dhe në progres janë si më poshtë:
- Është përfunduar projekti me Këshillin e Evropës “Mbështetje për Qëndrueshmërine e Shkollës së Magjistraturës”.
- Është përfunduar projekti i binjakëzimit të Prokurorisë Spanjolle me Prokurorinë e Përgjithshme, në të cilin Shkolla ishte në komponentin e 4 – Trajnimet
- Është përfunduar projekti i binjakëzimit të Ministrisë tonë të Drejtësisë me Ministrinë e Drejtësisë Austriake, në të cilin me pjesëmarrjen e Shkollës, janë trajnuar trajnerët dhe më pas janë organizuar trajnime për gjyqtarët në lidhje me shoqeritë tregtare dhe legjislacionin e tyre.
Janë në progres projektet si:
- Projekti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë me Agjencinë Spanjolle për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar – AECID për ngritjen e sistemit të informacionit në KLD,
- Projekti për trajnimin e gjyqtarëve të gjykatave administrative me Chemonics,
- Projekti kundër korrupsionit PACA me Këshillin e Evropës, etj.

Para