Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Rregullore e botimeve

 

RREGULLORE E BOTIMEVE TE TEKSTEVE SHKENCORE TE SHKOLLES SE MAGJISTRATURES
 
 
Neni 1              Natyra dhe Qëllimi i Botimit të Teksteve
 
1.1  Shkolla e Magjistraturës mund të botojë nën emrin dhe kujdesin e saj tekstet dhe librat të cilët trajtojnë probleme ligjore të lidhura ngushtë me programet e lënëdve dhe kurseve të trajnimit fillestar e vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke synuar në unifikimin dhe analizimin e praktikës gjyqësore dhe juridike kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo do te thotë, që tekstet me karakter publicistik, historik dhe tërësisht teorikë, të pa ilustruar me praktikë gjyqësore nuk janë në objektin dhe qëllimin e botimeve të Shkollës.
 
1.2  Tekstet e Programit të Trajnimit Fillestar dhe Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës do të konsiderohen tekste shkencore dhe do të botohen nën drejtimin dhe kujdesin e këtij institucioni.
 
1.3  Botimi i Teksteve synon të plotësojë literaturën juridike  me njohuri praktike dhe teorike në ndihmë të gjyqtarëve, prokurorëve që përgatiten rishtas nga Shkolla e Magjistraturës, si dhe në ndihmë të gjyqtarëve e prokurorëve në detyrë, të avokatëve e të përfaqësuesve të tjerë të profesioneve ligjore në procesin e Trainimit Vazhdues.
 
1.4  Të drejtën për botim e kanë të gjithë pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, ekspertët dhe trajnerët e saj si dhe në raste përjashtimore gjyqtarët, prokurorët e kandidatët për magjistratë, autorë nga profesione të tjera në shërbim të sistemit të drejtësisë, kur botimi ka interes për praktikën gjyqësore dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Më shumë...

Njoftime

Mbylle