Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Konferenca “10 breza magistratësh Të diplomuar në vite në Shkollën e Magjistraturës”

 

Me mbylljen kalendarike të vitit 2009, nën kujdesin e Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Shkëlqesisë së Tij, Z. Bamir TOPI, Shkolla e Magjistraturës realizoi një takim-konferencë të të gjithë brezave të magjistratëve të diplomuar në dhjetë vitet 2000-2009. Në konferencë morën pjesë Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bamir Topi, Këshilli Drejtues i Shkollës, magjistratët e diplomuar përmes Shkollës së Magjistraturës, kandidatë për magjistratë në shkollë, pedagogë e shkollës, stafi administrativ i shkollës, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të drejtësisë në vend si dhe të partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtare me të cilat ka bashkëpunuar Shkolla në vite.
 
Në takim pati prezantime përshëndetëse nga ana e Drejtores së Shkollës, Zj. Semini, përfaqësuesve më të lartë të shtetit dhe të institucioneve të drejtësisë dhe, nga partnerët ndërkombëtarë të Shkollës në vite. Krahas tyre përshëndetën edhe përfaqësues nga magjistratët, nga pedagogët, e të tjera. Me rastin e këtij aktiviteti u përgatitën dhe u shpërndanë edhe disa botime të Shkollës së Magjistraturës:
 
  • Katalogu – “10 breza magjistratësh në vite, 2000-2009”, në të cilin gjejnë vend fotografitë e magjistratëve, të drejtuesve, të pedagogëve në vite si dhe dedikimet e tyre për shkollën;
  • Dy numrat e fundit të revistës shkencore “Jeta Juridike”, organ i botuar nga shkolla;
  • Një botim me përmbledhje nga punimet e kandidatëve për magjstratë, e të tjera.
 
Në mbyllje të aktivitetit u shpërndanë edhe diplomat e magjstratëve të brezit të dhjetë.
 

Njoftime

Mbylle