Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Vizita studimore në Spanjë

 

Në periudhën 3-7 Maj 2010 u realizua vizita studimore e Drejtores së Shkollës dhe Stafit Pedagogjik të saj në dy institucionet e trajnimit gjyqësor në Spanjë (Madrid dhe Barcelonë). Në këtë aktivitet morën pjesë Zj. Mariana Semini, Drejtore e Shkollës, Pedagogët e Brendshëm të Shkollës Z. Dashamir Kore, Zj. Arta Mandro, Z.Arben Rakipi dhe Z. Artan Hajdari.
 
Vizita u realizua me mbështetjen e Agjencisë Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim – AECID në kuadër të projektit ”Mbështetje për Forcimin e Sistemit Gjyqësor në Shqipëri”. U vizituan institucionet kryesore të drejtësisë si dhe të dy qëndrat e trajnimit gjyqësor në Madrid dhe në Barcelonë. Më konkretisht fillimisht vizita u krye në Këshillin e Përgjithshëm të Pushtetit Gjyqësor dhe në Gjykatën e Lartë, më pas në Departamentin e Trajnimit të Vazhduar. Gjatë këtyre takimeve u mor informacion i gjerë dhe u shkëmbyen këndvështrimet në lidhje me sistemet e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe aksesi në karrierën gjyqësore, si dhe plani shtetëror i formimit të vazhduar dhe plani i decentralizuar i trajnimeve të vazhduara.
 
Më pas vizita vazhdoi në Shkollën Gjyqësore të Barcelonës, ku përfaqësuesit e Shkollës realizuan takime të ndryshme si me Drejtorin e Shkollës dhe lektorë dhe ekspertë të ndryshëm të saj. Ndër këto takime u shkëmbyen eksperiencat reciproke në lidhje me Programin e Trajnimit Fillestar, realizimin e gjyqeve imituese si dhe menaxhimin e buxhetit dhe realizimin e aktiviteteve ndërkombëtare të Shkollës Gjyqësore të Barcelonës. Në përfundim të vizitës u ra dakort që të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me Shkollën Gjyqësore të Barcelonës për të realizuar aktivitete të përbashkëta me përfitim reciprok.
 
 
 
Materiali  i trajtuar në seminar .

Njoftime

Mbylle