Aktiviteti i promovimit me misionin EURALIUS
Shkolla e Magjistratures në bashkëpunim me Misionin Euralius të Bashkimit Evropian organizuan një aktivitet promovues në dt 18.06.2010 me rastin e mbylljes së Misionit Euralius. Qëllimi i këtij eventi ishte prezantimi i një Kompakt Disku, i cili përmban instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në çështjet civile dhe penale. Instrumentet ndërkombëtare përfshijnë të gjitha marrëveshjet dy dhe shumë palëshe të lidhura nga Republika e Shqipërisë prej vitit që prej vitit 1912 dhe që janë akoma në fuqi.
Ky CD ROM u përgatit në kuadër të Misionit Europian të Asistencës për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS II) në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe do t’ju shpërndahet të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkallës së parë dhe të apelit.
Qëllimi i kësaj inisiative është ardhja në ndihmë të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe aktorëve të tjerë që punojnë në këtë fushë për të siguruar përmbajtjen e saktë dhe në një formë të përshtatshme të ligjeve të zbatueshme, konventave dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të miratuara në këtë fushë deri në fund të muajit maj 2010 si edhe të disa memorandumeve të mirëkuptimit.

Para