Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Aktiviteti i shkrimit dhe arsyetimit ligjor

 

Me mbështetjen e USAID-it dhe të World Learning u zhvillua gjatë periudhës 6-15 Prill 2010 kursi i shkrimit dhe arsyetimit ligjor për kandidatët për magjistratë të viteve të para dhe të dyta në Shkollë. Lektori i ftuar ishte Z.Chip Selan, profesor me përvojë të gjatë akademike dhe profesionale nga Shkolla e Drejtësisë Hastings, Universiteti i Kalifornisë. Aktiviteti u realizua gjithashtu dhe me pjesëmarrjen e profesorit shqiptar të kësaj lënde në Shkollë, anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Z.Sokol Berberi.
 
Gjatë dy javëve të kursit studentët ndoqën shtjellimin e një tematike të gjerë që kishte të bënte me paraqitjen dhe demostrimin e rasteve studimore dhe ushtrimeve të elementëve të nevojshëm të shkrimit dhe arsyetimit ligjor në hartimin e dokumentave ligjorë duke përdorur organizimin, gjuhën, qartësinë dhe evitimin e paqartësive sipas teksteve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. U demostruan elementët e duhur për interpretimin e një akti ligjor me referencë ndaj një kuadri logjik dhe stili uniform. U përfshinë elementë si identifikimi, interpretimi, kuptimi dhe analiza e fakteve në mbështetje dhe në kundërshtim me një vendim gjyqësor. U realizua identifikimi i elementëve të interpretimit të kontratës si struktura, termat, paragrafet dhe lidhja e saj me kuadrin ligjor.
 
Si pasojë e punë me grupe me gjyqtarët dhe me prokurorët, respektivisht u zhvilluan raste praktike të hartimit të vendimeve gjyqësore dhe akteve të arsyetuara mirë, vendimeve të ndërmjetme si dhe procesverbaleve dhe akteve të tjera. Mbas realizimit të kursit me studentëtë e Formimit Fillestar, u realizua dhe sesioni trajnues dy ditor me gjyqtarët në detyrë me të njëjtën përmbajtje.
 

Njoftime

Mbylle