Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Trajnimi i trajnerëve në bashkëpunim me Agjencinë Spanjolle- AECID

 

Në kuadër të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me Agjencinë Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, gjatë periudhës 5-9 Korrik 2010, u zhvillua trajnimi njëjavor i pedagogëve part time të Formimit Fillestar dhe ekspertëve pjesëmarrës në Formimin e Vazhduar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë.
 
Aktiviteti i kesaj jave zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve trajnuese për trajnerët e shkollës, të planifikuara nga Shkolla në vazhdimësi dhe do të trajtojë tema të ndryshme të trajnimit fillestar dhe trajnimit të vazhduar, si metodat e organizimit të sesioneve të trajnimit fillestar apo organizimi i seminareve dhe workshop-eve të trajnimit të vazhduar ; programimi, metodologjia dhe vleresimi i sesioneve trajnuese, etj.
 
Ekspertët e huaj pjesëmarrës nga spanja ishin Z.Vinsente Hesus dhe Z.Luis Rodriguez, profesorë nga Shkollat e Trajnimit Gjyqësor nga Barcelona dhe nga Madridi, të cilet trajtuan tematikën në fokus të këtij aktiviteti.
 

Njoftime

Mbylle