Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

1 tetor 2020 / Njoftim për publikim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë për pranim në shërbimin civil

Shkolla e Magjistraturës 

Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranimin në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Sekretar arkiv- protokolli/Sekretar drejtori”, me kandidatë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar arkiv-protokolli/Sekretar drejtori”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar arkiv-protokolli/Sekretar drejtori”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 10.9.2020, është: znj. Senada Çelepija. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja i plotëson kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që është:
1. Znj. Senada Çelepija
 
Për sa më sipër, njoftojmë se:
- vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 5.10.2020, ora 09.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
- intervista me gojë do të zhvillohet në datën 5.10.2020, ora 12.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.
 
Kandidatura e mësipërme konsiderohet e vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle