Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Konferenca e 7-te Rajonale e Lindjes se Mesme, Azise dhe Paqesorit dhe Takimi i Nivelit te Larte per Prokuroret

Vendi:                                    Xhakarta, Indonezia
Periudha:                             16 – 19 Mars 2011
Tema e Konferences:         Bashkepunimi ne Ceshtjet Penale
 
Shoqata Nderkombetare e Prokuroreve zhvilloi Konferencen e saj te 7-te Nderkombetare dhe Takimin e Nivelit te Larte per Prokuroret gjate 16-19 Marsit 2011. Konferenca u zhvillua ne xhakarta, Indonezi, Tema qe u trajtua gjate konferences ishte bashkepunimi nderkombetar ne ceshtjet penale. Shkolla e Magjistratures u perfaqesua ne kete konference te rendesishem nga Znj Mariana Semini,
Konferenca u zhvillua me ndergjegjesimin se krimi i organizuar nderkombetar po rritet me nje ritem te paprecedent dhe ne aparence duket sikur zbatuesit e ligjit jane nje hap mbrapa krimit te organizuar, qe po behet gjithnje e me i sofistikuar. Gjate Konferences u diskutua rreth menyrave per te luftuar krimin e organizuar por edhe sesi te rikuperohen te ardhurat nga krimi nderkombetar. Gjithashtu u trajtua edhe tema e parandalimit te perhapjes se krimit te organizuar.
Kjo u arrit nepermjet shkembimit te informacionit, pervojave dhe praktikave me te mira ndermjet vendeve dhe eksperteve pjesemarres me qellimin per te perballuar sfidat e veshtira. Konferenca ishte nje okazion shume i mire per te diskutuar rreth permiresimit te kordinimit te luftes kunder krimit dhe bashkepunimit te drejtperdrejte ndermjet qendrave te trajnimit te prokuroreve.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njoftime

Mbylle