Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Konference shumepaleshe - Shkup-21-23 nentor 2011

“E ARDHMJA E TRAJNIMIT FILLESTAR DHE TE VAZHDUAR PER GJYQTARET DHE PROKURORET: SITUATA AKTUALE DHE PERSPEKTIVAT E SE ARDHMES”
 
SHKUP – 21-23 NENTOR 2011
 
Akademia për Gjyqtarët dhe Prokurorët në Republikën e Maqedonisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombetar Ligjor (IRZ) organizuan një konferencë shumëpalëshe për të shënuar 5 vjetorin e Akademisë për gjyqtarët dhe prokurorët në Maqedoni:"E ardhmja e trajnimit fillestar dhe të vazhduar për gjyqtarët dhe prokurorët: situata aktuale dhe perspektivat e së ardhmes". Aktiviteti i zhvillua në Shkup në periudhën 21-23 Nëntor 2011.
 
Konferenca u organizua me mbështetjen e Fondacionit Gjerman IRZ dhe solli bashkë drejtuesit e shkollave dhe institucioneve të trajnimit gjyqësor nga disa vende: Maqedonia, Gjermania, EIPA - Luxemburg, Shqiperia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Turqia.
 
Prof.Dr.Marjana Semini dhe Prof.Dr.Arta Mandro morën pjesë si përfaqesues të Shkollës së Magjistraturës.
 
Konferenca përfaqesoi një forum për përfaqësuesit e institucioneve të vendeve të mesipërme për të analizuar situatën aktuale në fushën e trajnimit gjyqësor dhe shkëmbimit të përvojave. Njëkohësisht u dhanë sugjerime konkrete për perspektivat e së ardhmes për zhvillimin e edukimit ligjor. Përfaqësuesit e të gjitha vendeve pjesëmarrese dhanë një veshtrim të shkurtër të situatës aktuale dhe perspektivave të së ardhmes së trajnimit fillestar si dhe te atij të vazhduar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ne detyrë.
 
Konferenca ishte një hap i duhur në krijimin e praktikave më të mira në krijimin dhe zbatimin e programeve të trajnimit fillestar dhe të vazhduar. Si pjesë e konferencës u nënshkrua nga pjesëmarrësit edhe një Memorandum Bashkëpunimi me qellimin për të krijuar një kuadër të përgjithshëm me të cilin do të punojnë institucionet me fokus në përmirësimin e sistemit të trajnimit fillestar dhe të vazhduar për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë.

Njoftime

Mbylle