Vizita studimore ne Universitetin Utrecht-Hollande
27 NENTOR – 2 DHJETOR 2011
Ne kuader te projektit te ngritjes se Klinikes Ligjore dhe Kerkimore qe po implementohet ne bashkepunim me Universitetin e Utrehtit ne Hollande dhe me kontributin e Ambasades Hollandeze, Drejtorja e Shkolles Prof.Dr.Marjana Semini, pedagogia pergjegjese e Trajnimit te Vazhduar Prof.Dr.Arta Mandro, si dhe dy pedagoget Prof.Dr.Aurela Anastasi dhe Zj. Flutura Tafaj zhvilluan nje vizite pune ne Universitetin e Utrehtit.
Vizita filloi ne 28 Nentor me viziten ne Universitetin e Utrehtit, ne te cilin u be nje vizite e ambienteve te tij, si biblioteka e studenteve, sallat ku zhvillohej mesimi, departamentet e ndryshme etj.
Te nesermen ne 29 Nentor grupi i pedagogeve u nis per ne Zutphen per te bere nje vizite ne Shkollen e Magjistratures se Zutphenit. Me pas me kthimin ne Utreht u realizua dhe nenshkrimi i marreveshjes se bashkepunimit ndermjet Shkolles se Magjistratures dhe Fakultetit te Drejtesise te Universitetit te Utrehtit. Ne nenshkrimin e marreveshjes ishin te pranishem profesore dhe pedagoge te ndryshem te fakultetit, si Prof.Dr. Ige Dekker si dekani i Fakultetit, Prof.Dr.Fancois Kristen shefe e departamentit penal, Prof.Dr. Jeny Goldschmidt shefe e departamentit te te drejtave te njeriut, Assoc.Prof. Leo Zwaak departamenti i te drejtave te njeriut si dhe Dr.Idlir Peci nga departamenti penal.
Me pas dita vazhdoi me pjesemarrjen ne trajnimin e studenteve te klinikes ligjore ne Utreht. Trajnimi u organizua nga nenpunesit ligjore te Tribunalit Nderkombetar me tematike pergatitja e memorandumeve ligjore.
Nje dite me pas ne 30 Nentor u organizua nje tryeze e rrumbullaket me studente dhe mbikqyres te Klinikes Ligjore te Utrehtit, si dhe me pedagoge pjesemarres nga departamentet e ndryshme te Fakultetit te Drejtesise se Universitetit te Utrehtit, si nga departamenti i te drejtave te njeriut dhe nga departamenti penal etj.
Gjate vizites Drejtorja e Shkolles, Prof.Dr.Semini dhe Pedagogia Pergjegjese e TV, Prof.Dr.Mandro mbajten edhe nga nje kumtese ne lidhje me te drejtat e njeriut per studentet e Universitetit te Utrehtit.
Me nenshkrimin e marreveshjes se bashkepunimit fillon dhe realizimi i ngritjes dhe funksionimit aktual te Klinikes Ligjore dhe Kerkimore ne Shkolle me qellimin per te ndihmuar Gjykaten e Larte Shqiptare, Prokurorine e Pergjithshme dhe Gjykaten Kushtetuese me konsulence ligjore ne ceshje te komplikuara qe kerkojne pune kerkimore juridike.
Projekti do te kontribuoje ne transparencen e sistemit gjyqesor ne Shqiperi dhe gjithashtu edhe per rritjen e besimit te qytetareve tek sistemi gjyqesor dhe shteti i se drejtes dhe ka objektivat e meposhtme:
· Permiresimi i aftesive kerkimore te kandidateve per magjistrate ne drejtim te te drejtes dhe procedures se institucionit gjyqesor per te cilin do te punohet;
· Trainimi i stafit mbeshtetes te gjykatave dhe prokurorive partnere ne kryerjen e punes kerkimore ligjore;
· Kryerja e kerkimeve ligjore krahasimore per çeshtje konkrete qe jane ne gjykate apo prokurori;
· Prodhimi i memove ligjore transparente dhe te qarta per gjykatat dhe prokurorite partnere;
Futja e Programit te Klinikes Ligjore dhe Kerkimore ne kurrikulumin e detyruar te magjistrateve ne Shkollen e Magjistratures.
Prezantim-Dinjiteti dhe personaliteti-Prof.dr.Mariana Semini
Prezantim- Interesi i fëmijës -Prof.dr.Arta Mandro

Para