Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Anglishtja ligjore në Shkollën e Magjistraturës

Në kuadër të bashkëpunimit me USAID dhe Ambasadën Amerikane ka ardhur në shkollë si profesor rezident, Z.David Burns, i cili do të realizojë kursin e Anglishtes Ligjore për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë në Programin e Trajnimit Fillestar. Kursi po zhvillohet me studentët e vitit të dytë të Shkollës dhe do të zgjasë deri në Qershor 2012 me mundesinë për ta shtyrë afatin edhe më tej në vitin tjetër akademik.
 
Kursi po realizohet specifikisht në lidhje me Anglishten Ligjore dhe prezenca e profesorit Burns është shumë e çmuar sepse një nga elementët kryesore të kursit është dëgjimi dhe e folura e anglishtes ligjore. Për këtë arsye orët mësimore që zhvillohen në Anglisht kanë përfitim shumë të madh për studentët e shkollës, duke përfshirë perfeksionimin e anglishtes së tyre njëkohësisht dhe zgjerimin e horizontit dhe përdorimin e literaturës juridike në gjuhën angleze.
 
Duke patur parasysh se aftesitë e gjuhës angleze janë kritike për rritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, njohja e gjuhës angleze në kontekstin juridik merr një rëndësi të veçantë në komunitetin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve sepse ndihmon në përdorimin e literaturës juridike nga vendet anglishtfolëse.
 

Një nga objektivat e Shkollës është edhe edukimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për t’ju përgjigjur procesit të integrimit Evropian nëpermjet njohjes dhe interpretimit të legjislationit të Bashkimit Evropian dhe jurisprudences se Gjykates se Drejtesise ne Luksemburg dhe te drejten ndërkombëtare të njohur nga Shteti Shqiptar, kështu që perfeksionimi i aftësive të gjuhës angleze për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë do të bënte të mundur realizimin e këtij objektivi të rëndësishëm. Njëkohësisht një anglishte e mirë do të ndihmonte gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të përfitonin dhe shfrytezonin plotësisht bibliotekën e Shkollës.

Njoftime

Mbylle