Klinika ligjore dhe kërkimore në Shkollën e Magjistraturës
Me mbështetjen financiare te Ambasades se Mbretërisë së Vendeve te Ulta (Hollandës) në Tiranë, Shkolla e Magjistraturës do të fillojnë realizimin e projektit të Klinikës Ligjore dhe Kërkimore ne bashkepunim me Universitetin e Utrechtit, Hollande.
Projekti synon të kontribuojë në transparencën e sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe gjithashtu për rritjen e besimit të qytetarëve tek sistemi gjyqësor dhe shteti i së drejtës.
Qëllimi i Klinikës është ofrimi i konsulencës juridike në formën e një pune kërkimore e shkencore për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me çështje konkrete të komplikuara, të cilat kërkojnë përgjigje me natyrë krahasuese e juridike. Produkti final i programit të Klinikës Ligjore dhe Kërkimore do të jenë memorandumet ligjore që do te vihen ne dispozicion te institucioneve të mësipërme.
Nje nder objektivat e ketij programi eshte dhe futja e Programit të Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në kurrikulumin e detyruar të magjistratëve në Shkollën e Magjistraturës;
Shkolla e Magjistraturës në këtë ndërmarrje do të ndihmohet nga Shkolla e Drejtësisë së Universitetit të Utrechtit, e cila ka një përvojë shumë të madhe në edukimin klinik sepse jep konsulencë ligjore pro-bono për Gjykatën e Hagës dhe Gjykatën Ndërkombetare të të Drejtave të Njeriut.

Para