Hapja e vitit te ri shkollor 2011-2012
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, Shkolla e Magjistraturës organizoi më 3 tetor 2011 një ceremoni hapjeje për studentët e saj ekzistues dhe 17 studentët e rinj, të cilët u pranuan këtë vit akademik në shkollë për trajnimin fillestar.
Në ceremony ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, SH.T.Z. Eugen Ëollfarth, i cili përshëndeti hapjen e vitit të ri akademik dhe pjesëmarrësit në të. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti organizimin dhe ndihmoi në monitorimin e procesit të provimit të pranimit, duke filluar nga testimi me shkrim i 244 kandidatëve, deri në shpalljen e rezultateve.
Në përshëndetjen që mbajti Z.Ëollfarth e vuri theksin tek rëndësia që ka Shkolla e Magjistraturës në përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm të sistemit gjyqësor, si dhe bashkëpunimin afatgjatë midis OSBE-së dhe Shkollës.
Z. Ëollfarth ndër të tjera theksoi se: “Në këndvështrimin tim, Shkolla e Magjistraturës siguron themelet më të qëndrueshme për një sistem drejtësie të efektshëm dhe transparent në Shqipëri. Kjo është vendimtare në ndërtimin e një sektori drejtësie cilësor dhe funksional. Prezenca e OSBE-së ka qenë një vëzhguese dhe mbështetëse e interesuar në procesin e përzgjedhjes së “gurëve” për ndërtimin e këtij themeli, përmes monitorimit të procesit të provimeve të pranimit”. Krahas ndihmës në përzgjedhjen e studentëve të rinj, Prezenca, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, ka organizuar edhe seminare trajnimi të specializuara për gjykatës e prokurorë. Pjesa më e madhe e tyre kanë pasur në fokus Shërbimin e ri të Provës dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dy fusha në të cilat Prezenca ka qenë e përfshirë në mënyrë active.
Drejtorja e Shkollës së Magjistraturës, Mariana Semini, tha se qëllimi i shkollës është të përgatisë gjykatës dhe prokurorë të aftë profesioninalisht, të cilët respektojnë parimet e pavarësisë dhe paanësisë, me qëllimin që gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të plotësojnë standardet bashkëkohore evropiane. Integriteti profesional shkon krah për krah me integritetin moral, që ashtu siç duhet të jemi profesionistë të mirë, po ashtu duhet të jemi edhe qytetarë të mirë.
Më pas përshendetën dhe dy studentë përfaqësues të vitit të parë dhe të vitit të dytë të Shkollës. U nënvizua fakti se përvoja në Shkollën e Magjistraturës është një përvojë e domosdoshme për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që do ti bashkohen trupës gjyqësore dhe të prokurorisë nesër.

Para