Vizita ne Akademine e Drejtesise ne Trier, Gjermani 12-17 dhjetor 2011
Me ftese te akademise se drejtesise gjermane, nje delegacion perfaqesues i Shkolles se Magjistratures zhvilloi nje vizite studimore ne Akademine e Drejtesise, e cila u organizua ne periudhen 12-17 Dhjetor 2011, ne Trier dhe Mainz, Gjermani.
Ne kete vizite studimore moren pjese Prof.Dr.Marjana Semini-Tutulani, drejtore e shkolles, Prof.Dr.Arta Mandro – pergjegjese e Trajnimit te Vazhduar, Z. Dashamir Kore – pergjegjes i Trajnimit Fillestar, Z.Arben Rakipi, Z.Artan Hajdari, Zj. Albana Boksi, pedagoge full time te shkolles, si dhe Zj. Ela Qokaj kancelare e Shkolles.
Gjate vizites studimore delegacioni shqiptar vizitoi akademine e drejtesise e cila ndodhej ne dy vende, ne Trier dhe ne Wustrau. Akademia gjermane e Drejtesise si detyre kryesore ka trajnimin gjyqesor te gjyqtareve te sapoemeruar dhe te prokuroreve, i cili organizohej nga 16 ministrite e drejtesise rajonale. Gjyqtaret dhe prokuroret trajnoheshin ne lidhje me aftesite juridike te nevojshme por edhe ne lidhje me aftesite dhe njohurite e nevojshme per zhvillimet shkencore, politike, shoqerore dhe ekonomike.
Gjate vizites u organizuan takime te ndryshme si me Drejtorin e Akademise Z.Rainung me te cilin u bisedua ne lidhje me ndertimin, organizimin dhe funksionimin e akademise, me kolege profesore te akademise me te cilet u zhvillua nje bisede per trajnimin e gjyqtareve dhe te prokuroreve ne akademi. Njekohesisht u zhvillua edhe nje takim ne Ministrine e Drejtesise se rajonit Rheinland-Pfalz, gjate te cilit u trajtua tematika e trajnimit te vazhduar dhe te nxenit e perjetshem me Drejtorin e Drejtorise se Trajnimit Fillestar dhe te Vazhduar ne Ministri, Z.Ralf Bartz.
Gjate vizites u realizuan edhe vizita te ndryshme ne vende te kultures gjermane.

Para