Logo
Banner Banner Banner Banner
Banner

Formimi Fillestar

Formimi Fillestar
Banner

Aktiviteti i fundit

Aktiviteti i fundit
Banner

Vizitë Studimore

Vizitë Studimore
Banner

Neshat FANA

Drejtor i SH.M

Konventa kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Ligji Nr. 104 /2012 / 11.08.2012

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave “Konventa e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, ka efekt të drejtpërdrejte në aspektet e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve për parandalimin e dhunës ndaj tyre, nëpërmjet marrjes së masave konkrete në favor të tyre.  
 
Qëllimi i kësaj konvente është që të angazhojë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe shtetet e tjera nënshkruese në favor të mbrojtjes së grave dhe fëmijëve nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen penale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje; duke kontribuar ndaj eliminimit të të gjitha formave të diskriminimit kundër grave dhe promovimit të barazisë thelbësore midis burrave dhe grave; ofrimi i mbështetjes dhe ndihmës për organizatat dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të bashkëpunuar në mënyrë efektive, me qëllim miratimin e një përqasjeje të integruar për të eliminuar dhunën kundër grave dhe dhunën në familje.

Kjo Konventë zbatohet për të gjitha format e dhunës kundër grave, duke përfshirë dhunën në familje, e cila prek gratë në mënyrë disproporcionale. Konventa garanton të drejtat themelore, barazinë dhe mosdiskriminimin e grave nëpërmjet parashikimit të masave për mbrojtjen e të drejtave të viktimave, pa diskriminim mbi bazë gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjine kombëtare ose sociale, përkatësie në një pakicë kombëtare, pasurie, lindjeje, orientimi seksual, identiteti gjinor, moshe, gjendjeje shëndetësore, aftësie të kufizuar,statusi civil, statusi emigranti ose refugjati ose statusi tjetër.
Palët i shmangen përfshirjes në akte dhune kundër grave dhe fëmijëve dhe garantojnë që autoritetet shtetërore, zyrtarët, agjentët, institucionet dhe aktorë të tjerë që veprojnë në emër të shtetit, të veprojnë në përputhje me këtë detyrim. Ato marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për të ushtruar masa paraprake për të parandaluar, hetuar, dënuar dhe siguruar kompensim për akte dhune të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, të cilat kryhen nga aktorë joshtetërorë. Palët marrin përsipër të përfshijnë një perspektivë gjinore në zbatimin dhe vlerësimin e ndikimit të dispozitave të kësaj Konvente dhe të nxisin dhe të zbatojnë në mënyrë efektive politikat e barazisë midis burrave dhe grave, dhe fuqizimin e grave.
 
 
 

Njoftime

Mbylle