Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Arritja e moshës për pension; Politikat e punësimit: C 388/07

Çështja C 388/07, GJED, Luksemburg, 5 Mars 2009
The Queen me kërkesën e: The Incorporated Trustees of the National Council on Ageing kundër Secretary of State for Business, Enterprise and Regulatory Reform.
 
Fusha: arritja e moshës për pension, diskriminimi i tërthortë, diskriminimi i drejtpërdrejtë, politikat e punësimit, trajtimi i diferencuar, pushimi nga puna për shkak të arritjes së moshës, mosha 65 vjeç.
 
Abstrakt i Vendimit
Objekti i këtij gjykimi lidhet me trajtimin e barabartë në marrëdhëniet e punësimit, diskriminimin për shkak të moshës dhe largimin nga puna për shkak të pensionit, për të vendosur një kuadër të përgjithshëm lidhur me trajtimin e barabartë në punë dhe politikat e punësimit. Kjo çështje lidhet me mënyrën e transpozimit të Direktivës në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga pikëpamja ligjorevendimi i referohetPreambulës së Direktivës 2000/78, recitalit 14, sipas të cilës dispozitat kombëtare duhet të zbatojnë pa paragjykim Direktivën lidhur me pensionin dhe moshën e daljes në pension;recitalit 15që ndalon diskriminimin për shkak të moshës; nenit 2, 3(1) dhe 6 të Direktivës që trajton diskriminimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, kuptimin e shprehjes “Justifikimi i diferencave të trajtimit për shkak të moshës”, si dhe të transpozimit të detyrimeve të Direktivës nga Mbretëria e Bashkuar në Rregulloren Barazia në punësim.
Faktet në këtë çështje tregojnë se Këshilli Kombëtar i Moshës synon të rregullojë mirëqenien e personave të vjetër në moshë. Me një kërkesë në gjykatën kombëtare ai kërkon ligjshmërinë e rregullave 3(1), 7(4) dhe 30 të Rregullores nëse ato janë të transpozuar me Direktivën 2000/78. Në thelb ai pranon se ka një përjashtim të parimit të mosdiskriminimit të punonjësve që janë mbi 65 vjeç kur shkaku i pushimit të tyre është pikërisht arritja e moshës, duke cenuar kështu nenin 6 (1) Direktivës 2000/78 dhe parimin e proporcionalitetit. Në këto kushte Gjykata e Lartë e MB dhe ajo Administrative paraqesin këtë çështje para GJED.
Çështjet e shtruara nga gjykata për diskutim janë: Nëse Direktiva shtrihet edhe në kuadrin ligjor kombëtar për të larguar nga puna të punësuarit me moshë mbi 65 vjeç apo për shkak të pensionit; Nëse fusha e zbatimit të Direktivës shtrihet mbi rregullimet kombëtare të bëra pas daljes së Direktivës; nëse neni 6(1) i Direktivës i lejon shtetet anëtare të parashikojnë në legjislacionet e tyre që një trajtim i diferencuar lidhur me moshën nuk përbën diskriminim nëse përcaktohet me mjetet proporcionale për të arritur një qëllim të legjitimuar; Kërkohet nga neni 6(1) që shtetet të kenë një listë me llojet e diferencave për trajtim të tillë që të jenë të justifikuara; nëse ka një diferencë praktike domethënëse midis testit për justifikim sipas nenit 2(2) të Direktivës lidhur me diskriminimin e tërthortë, dhe atë të drejtpërdrejtë të nenit 6(1)?’
Në gjykimin e kësaj çështjeje, gjykata analizoi se rregullimet ligjore kombëtare duhet të jenë në përputhje me Direktivën. Neni  6(1) i Direktivës 2000/78 jep mundësinë që të parashikohen disa lloje diferencimesh në trajtimin për shkak të moshës, nëse ato janë të justifikuara objektivisht për një qëllim të arsyeshëm, të tillë si politikat e punësimit, tregu i punës, etj. Direktiva u imponon shteteve anëtare barrën e vendosjes së standardeve të larta të të provuarit dhe të ligjshmërisë së qëllimit të lidhur ngushtë me justifikimin.
 

Njoftime

Mbylle