Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Liria e lëvizjes për personat; Regjistrimi i fëmijëve në shkollë: C 310/08

Çështja C 310/08, GJED, Luksemburg, 23 Shkurt 2010
London Borough of Harrow kundër Nimco Hassan Ibrahim, Secretary of State for the Home Department,
 
Fusha: Liria e lëvizjes për personat – E drejta e qëndrimit e një shtetasi të një vendi jo-anëtar, i cili është bashkëshort i një shtetasi të një Shteti Anëtar, dhe e fëmijëve të tyre, që janë shtetas të Shtetit Anëtar – Shtetas i një Shteti Anëtar që pushon së punuari dhe largohet nga Shteti Anëtar pritës – Regjistrimi i fëmijëve në shkollë – Pa mjete jetese – Rregullorja (KEE) Nr.1612/68 – Neni 12 - Direktiva 2004/38.
 
Abstrakti i Vendimit
Gjykata e Drejtësisë analizon marrëdhënien ndërmjet të drejtës për akses në arsimimin e fëmijëve të punonjësve dhe të drejtën e qëndrimit të prindërve që janë kujdestarët e tyre. Pyetjet e përcjella në Gjykatën e Drejtësisë ishin në lidhje me interpretimin e Rregullores (KEE) Nr.1612/68, në dritën e ndryshimeve të kuadrit ligjor, që ndodhën pas Direktivës 2004/38/KE për të drejtën e qytetarëve të Bashkimit dhe anëtarëve të familjes së të tyre për të lëvizur dhe qëndruar lirisht brenda territorit të Shteteve Anëtare. Së pari, Gjykata konfirmon se e drejta e aksesit në arsim, e njohur nga Neni 12 i Rregullores (KEE) Nr.1612/68, zbatohet gjithashtu edhe për fëmijët e ish punëtorëve emigrantë, edhe sikur prindërit të mos jenë më punëtorë në fillim të arsimimit të fëmijës, dhe nga kjo e drejtë domosdoshmërisht rrjedh e drejta e qëndrimit në territorin e Shtetit Anëtar pritës jo vetëm për fëmijët në fjalë, por gjithashtu edhe për prindërit që i kanë ata në kujdestari. Krahas kësaj, Gjykata theksoi se kjo e drejtë nuk i nënshtrohet kushteve të parashikuara në Direktivën 2004/38/KE, dhe në veçanti kushtit të vetë-mjaftueshmërisë, d.m.th që fëmija dhe prindi të kenë burime të mjaftueshme për të mos u bërë barrë e sistemit të sigurimeve shoqërore të Shtetit Anëtar pritës.
 

Njoftime

Mbylle