Të tjerët për ne
"Shoqëritë në zhvillim, si kjo e jona, që janë në konsolidim të vlerave të rëndësishme politike, demokratike, dhe të shtetit të së drejtës, që janë në përballje me sfida zhvillimi të rëndësishme integruese, e kanë thelbësisht të nevojshme rritjen e profesionalizmit, autoritetit, paanësisë dhe performancës së sistemit të drejtësisë. Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë gjyqtarë dhe prokurorë të cilët të rrisin cilësinë e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë, të ruajnë të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, të ngjallin besim dhe optimizëm tek publiku për sistemin e drejtësisë.
Jo vetëm kaq, por duke transmetuar profesionalizëm dhe besim tek drejtësia dhe institucionet e saj, i është bërë një shërbim shumë i madh vendit dhe shoqërisë, për ta bërë më të lehtë kalimin në një shoqëri ku mbizotërojnë parimet e konstitucionalizmit dhe shtetit ligjor.
Padyshim, në të gjithë ketë sfidë vitale, kontributi i Shkollës së Magjistraturës, nëpërmjet të diplomuarve të rinj apo të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë, ka qënë nder më të qenësishmit."
Bamir TOPI
Presidenti i Republikës
"Shkolla e Magjistraturës është vatra për burim mësimesh e njohurish të mëtejshme, veprimtaria gjatë së cilës magjistratët (gjyqtarët dhe prokurorët) fitojnë përvojë të pasur dhe edukatën, se një shoqëri e vërtetë demokratike, shteti juridik është sundimi i ligjit dhe dhënia e drejtësisë është e shenjtë. Gjyqtarët përbejnë armatën e njerëzve me të denjë e me fisnik të vendin në respektim të Kushtetutës, ligjeve në fuqi e rregullave të etike duke triumfuar mbi presionet dhe dedikimet çfarëdo lloj qofshin."
Shpresa BEÇAJ
Kryetare e Këshillit drejtues të Shkollës
"Francis Wayland ka thënë: ‘Do të kujtohemi nga gjërat që kemi bërë për vete dhe jo nga çfarë të tjerët kanë bërë për ne’.
Shkolla e Magjistraturës, edhe pse e mbështetur nga Këshilli i Evropës, është një investim i rëndësishëm i shtetit tonë në të dy fushat kryesore të drejtësisë shqiptare.
Magjistratët tashmë prej dhjetë vjetësh, kanë dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm në prokurori dhe gjykatat e dy niveleve të para, dhe Shkolla e Magjistraturës i ka bërë të gjithë ata, pjesëtarë të një respekti kolektiv që lidhet me vetë emrin e saj."
Kreshnik SPAHIU
ZËVENDËSKRYETAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË
“Një vlerë që të krijon mundësinë të hedhësh hapat e tu në jetën profesionale me krenari e dinjitet. Uroj që të mbetet gjithmonë e tillë për të gjithë brezat.”.
Ina Rama
Prokurore e Pergjithshme
"Shkolla e Magjistraturës për mua nuk është një shkollë e thjeshtë ku gjyqtarët dhe prokurorët aktualë dhe të ardhshëm vijnë dhe marrin thjesht informacion. Qëllimi i saj dhe i trupës pedagogjike ka qënë dhe është të influencojë dhe efektojë në rritjen e profesionalizmit të vërtetë c’ka sjell rritjen e pavarësisë dhe paanësisë së sistemit të drejtësisë. Shkolla synon të formojë gjyqtarë dhe prokurorë të standardeve evropiane duke e bërë drejtësinë një sistem modern në shërbim të kujtdo. Në këtë proces, synojmë të ecim gjatë dhe larg. Rrugën tonë nuk e kemi bërë vetëm. Dedikimi për shkollën është dedikim dhe mirënjohje për të gjithë ata partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë, gjyqtarë e prokurorë të devotshëm, aktorë të tjerë të sistemit të drejtësisë të cilët na kanë mbështetur në ndërtimin e një institucioni që na bën të ndihemi dinjitoz dhe të krahasueshëm me vendet e demokracive të përparuara."
Prof. Dr. Arta MANDRO
Pedagoge efektive e Shkolles
"Kur së bashku me kolegët e nderuar punonim në mesin e viteve ’90, për ngritjen institucionale dhe infrastrukturore të Shkollës, kërkush nuk e kishte menduar që rezultati dhe impakti i kësaj ndërmarrje në punët e drejtësisë do të ishte kaq i rëndësishëm . Sot, mÕ¢ tepër nga 10 vjet prej filimit të përpjekjeve të autorëve të parë të ligjit për Shkollën e Magjistraturës, me siguri që fondatorët e saj, mund t’a konsiderojnë pa frikë ndër arritjen më të madhe profesionale të tyre. Dhe unë, ndej kënaqësi që kam qënë pjesë e njërës prej arritjeve më të mëdha në shërbim të vendit."
Arben RAKIPI
Pedagog efektiv i shkolles
"Shkolla e Magjistraturës është vendi ku mësojmë të gjithë: pedagogët, studentët, ekspertët, magjistratët e rinj, prokurorët dhe gjyqtarët që marrin pjesë në trajnimet e organizuara prej saj.
Që nga fillimet e saj, kjo shkollë ka kontribuar për rregullimin e imazhit të drejtësisë, për përgatitjen e gjyqtarëve e prokurorëve të rinj, dhe për trajnimin e vazhdueshëm të atyre ekzistues, me synimin për t’i bërë ata gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit evropian.
Tashmë, veprimtaria e kësaj shkolle është konsoliduar dhe unë, si pedagog i saj, me kënaqesi vazhdoj të realizoj atje pasionin tim të vjetër për drejtësinë. Jam përpjekur dhe do të përpiqem të jap kontributin tim modest në përgatitjen e magjistratëve te rinj dhe në trajnimin vazhdues të gjyqëtarëve e prokurorëve, duke u perpjekur gjithmonë që niveli i saj të përsoset vazhdimisht.
Në këtë përvjetor jubilar të saj, uroj me gjithë zemër që Shkolla jonë e Magjistraturës të rritet, të përsoset dhe ta zgjerojë veprimtarinë, duke u bërë nje faktor i rëndësishëm për rritjen e besimit të popullit te drejtësia dhe për realizimin e funksionit të dhënies së drejtësisë nga institucione gjyqësore të pavarura sipas parametrave më të lartë evropian."
Dashamir KORE
Pedagog efektiv
“Shkolla e së ardhmes. Shkolla që ka formuar dhe do të formojë me dhjëtra breza gjyqtarësh dhe prokurorësh, kontributi i të cilëve në dhënien e drejtësisë, është dhe do të jetë mjaft cilësor”
Artan HAJDARI
"Ngritja e Shkollës së Magjistraturës është një ngjarje e rëndësishme për drejtësinë Shqipëtare. Modeli i kësaj shkolle u konceptua duke kombinuar ide më të mira të arsimit juridik perëndimor . Qëllimi i saj është që të sigurojë në mënyrë praktike dhe efektive për të kualifikuar gjyqtarë dhe prokurorë të rinj dhe ato me detyrë .Nuk ka asgjë më të rëndësishme për demokracinë se sa gjyqtarë të arsimuar mirë, të drejtë e të paanshëm, që veprojnë në mënyrë që të formojnë besimin e publikut në pushtetin gjyqësor . Të gjithë ata që ndjekin këtë shkollë u jepet mundësia të bëhen gjyqtarë ose prokurorë. Ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë u jepet mundësia të përsosin më tej aftësitë e tyre profesionale. Por të qënurit gjyqtarë dhe prokuror është më shumë sesa kualifikimi profesional dhe emërimi në këeto detyra . Ulja në poltronin e prokurorit apo gjyqtarit nuk të bëjnë të ditur apo të mençur por këto karakteristika duhet ti kesh dhe të vazhdosh ti fitosh ato sa më shumë."
Avni SHEHU
Ish kryetar i Bordit të SHkollës
"Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar që për 9 vjet (1999-2008), për shkak të detyrës së Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Në këto vite që lamë pas Shkolla është konsoliduar si një institucion bashkëkohor, si qendër shkencore e përgatitjes së gjyqtarëve e prokurorëve të rinj dhe e trajnimit të atyre në detyrë. Jam i bindur se ecuria pozitive e deritanishme e Shkollës dhe perspektiva saj e sigurtë janë garanci e plotë për arritjen e standarteve më të përparuara evropiane në Drejtësinë Shqiptare në vitet që vinë."
Thimio KONDI
Ish kryetar i Bordit të SHkollës
"Është kënaqësi e madhe për mua që të përshëndes në këtë 12 vjetor të krijimit të shkollës së parë të Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë.
Shkolla e Magjistraturës u krijua në vitin 1996, me një ligj të posaçëm nga qeveria e atëhershme, si një domosdoshmëri për të përgatitur një gjeneratë të re gjyqtarësh e prokurorësh, të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të reja të ekonomisë së tregut dhe konsoliduar një drejtësi të pavarur sipas standardeve ndërkombëtare. Shkolla gjithashtu, synonte të vazhdonte edukimin profesional edhe për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ të drejtësisë më të rejat nga fusha e ligjit dhe praktikës gjyqësore.
Hapja e shkollës ishte një sfidë e vërtetë edhe për mua personalisht, për të krijuar një besueshmëri që në përzgjedhjen e kandidatëve të parë që do të kishin privilegjin të uleshin në auditorët e kësaj shkolle. Duhej hartuar një program mësimor që të ishte jo thjesht një përsëritje e lëndëve që ata kishin studiuar në Fakultetin Juridik, por një rishqyrtim cilësor dhe një gërshetim i teorisë me praktikën gjyqësore; futja e lëndëve të reja që ti përgjigjeshin stadit të zhvillimit të vendit dhe çfarë ishte më e rëndësishme formimi i kandidatëve me vlera të larta etike-morale, për t’i shërbyer një drejtësie të pavarur dhe të paanshme. Pas një mundi dhe përpjekjesh serioze, besoj se shkolla ia arriti këtyre sfidave duke kryer testin e parë serioz, nga ku u përzgjodhën sipas meritës 20 kandidatët e parë, të cilët sot shërbejnë ne organet e larta të drejtësisë e të shtetit.
U hartua një program bashkëkohor, me eksperiencat më të mira të vendit dhe ekspertizën e huaj nga shkollat simotra evropiane dhe ato amerikane. U përzgjodhën pedagogët e lektorët profesionist më të mirë vendas e të huaj për të rritur nivelin akademik, besueshmërinë e seriozitetin e shkollës. Besoj se kjo traditë ka vazhduar edhe në vitet në vazhdim duke përgatitur një gjeneratë të re e të kualifikuar gjyqtarësh e prokurorësh.
Të gjitha këto nuk do të ishin arritur pa ndihmën e çmuar të Qeverisë Shqiptare, Këshillit të Europës, Komunitetit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat gjej rastin ti falenderoj përzemërsisht.
Githashtu uroj të gjithë studentët dhe ish studentët e Shkollës së Magjistraturës suksese në shkollë dhe në jetën e tyre profesionale, për të siguruar një drejtësi të pavarur, të paanshme dhe të pa kompromentuar, për të qënë pjesë e pandar e rrugës pa kthim mbrapa të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane."
Karmen QINETI
Ish Drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës
1997-1999
"Të dashur të gjithë,
Me shumë kënaqësi e prita ftesën për të shkruajtur një dedikim për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë që është një shkollë shumë e dashur për mua.
Jo gjithkush ka në jetën profesionale privilegjin të marrë pjesë në krijimin, rritjen e konsolidimin e një institucioni, e më pas, të jetë vëzhgues i kujdesshëm i suksesit të saj, siç më ka ndodhur mua me ketë shkollë. Në vitin e saj të 14-të, shkolla ka marrë formën e një akademiemoderne gjyqësore që vlerësohet nga komuniteti i gjyqtarëve e prokuroreve, nga komuniteti i juristëve dhe më gjerë nga qytetarët.
Kontribuesit në ketë sukses janë të shumtë por unë në mënyre të posaçme dua të përmend;
- Trupa e pedagogëve dhe ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm të shkollës me të cilët kam patur fatin të bashkëpunoj,
- Të gjithë brezat e kandidatëve për magjistratë që na kanë nderuar me performancën e tyre si në vitet e studimeve edhe pas fillimit të punës,
- Stafi administrativ që përballon një punë shumë të madhe e punon si një trupë e vetme me një qëllim të rëndësishëm, mbarëvajtjen e suksesin e shkollës sonë,
- Partnerët ndërkombëtare të shkollës për mbështetjen teknike dhe financiare që na kanë dhënë.
Reforma ligjore dhe gjyqësorë në një masë të madhe ka të bëjë me ndryshimin e zakoneve dhe të sjelljes së njerëzve, shpeshherë kundër interesave të tyre personale. Në thelb të kësaj reforme qëndron sfida që ka të bëjë me domosdoshmërinë e kryerjes së saj në mënyrë që të mbrohet pavarësia e gjyqësorit duke forcuar në të njëjtën kohë llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve si dhe transparencën e proceseve dhe procedurave gjyqësore.
Shumë pak njerëz tani mund të kundërshtojnë mendimin se në themele të reformës gjyqësore qëndron edukimi gjyqësor. Produkti që dëshirojmë nga ky trajnim është një shërbim i përmirësuar ndaj komunitetit i dhënë nga një gjyqësor efikas, kompetent dhe i paanshëm performanca e të cilit duhet të tërheqë besimin dhe respektin e njerëzve të cilëve ai ju shërben.
Është e nevojshme dhe e rëndësishme që gjyqtarët dhe prokurorët të përgatiten teknikisht, të zhvillohen kapacitet e tyre, të forcohen aftësitë e tyre gjyqësore, të thellohet sensi i tyre i pavarësisë, paanësisë dhe pacenueshmërisë dhe t’u ngulitet në koshience fisnikëria e misionit të tyre.
Sfidat që përballon procesi i edukimit dhe perfeksionimit profesional jo vetëm në Shqipëri por edhe me gjerë janë të mëdha. Transformimi, proceset revolucionare dhe evolucionare që po kalon bota, turbulencat politike e ekonomike, zhvillimi e tregtisë, zhvillimi i teknologjisë dhe i mjeteve të komunikimit, i luftërave dhe trafiqeve të paligjshme apo shtrirja dhe fuqizimi i krimit të organizuar, kërkojnë përpjekje të fuqishme nga gjyqtarët dhe prokurorët për të rritur njohuritë e tyre profesionale në fushën e ligjit dhe në shkenca të tjera, për të rritur përgjegjshmërinë e tyre sociale, për të mprehur aftësitë e tyre gjyqësore dhe perfeksionuar etiken e tyre.
Unë besoj fuqimisht se gjyqtaret duhet të ecin me hapin e kohës dhe me sfidat e saj, të përballen me sfidat e reja, të ndërveprojnë me shoqërinë dhe me çështjet e saj. Duke dhëne drejtësi ata marrin pjesë aktive në formulimin e të ardhmes, në garantimin e sigurisë se çdo qytetari dhe në rritjen e begatisë së tyre.
Kjo është motoja që ka orientuar e besoj se do të vazhdojë të orientojë veprimtarinë e Shkollës së Magjistraturës."
Përshëndetje!
Arjana Fullani
Ish Drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës
2000-2008
“Drejtësia është ndërgjegje, jo thjesht e disa individëve, por ndërgjegjja e gjithë njerëzimit. Unë mendoj se misioni ynë madhor nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës është të formojmë individë që do të ndihmojnë në krijimin dhe lartësimin e kësaj ndërgjegje në Shqipëri”.
Arben RISTANI
Ish Drejtor i Shkollës së Magjistraturës
Nëntor 2008-shkurt 2009
"Magjistratura është vendi ku çdo student i saj, ka mundësinë të kuptojë dhe të realizojë me përkushtim, fisnikërinë dhe rëndësinë e misionit që do të kryej, për vendin e tij".
Fatmira LULI
Ish Nëndrejtore
1999-2005
"Dedikimi Kushtuar Prof. Stavri Çeços: Të gjithë studentët e ish studentët e tij të diplomuar si gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe juristë. E kujtojmë Prof. Stavri Çeçon, si profesorin kompetent e të mençur dhe, si njeriun e qetë, të duruar e shpirt gjerë, në ato përmasa sa rrallë na takon të ndeshemi në jetë.
Kolegët e miqtë e kujtojnë Prof. Stavrin, me respekt e dashuri për shpirtin e tij human e të papërtuar dhe për këshillat e zgjedhjet kompetente e profesionale që jepte.
Ai mbetet një nga figurat që i dha emër kësaj shkolle dhe që i mbështeste të gjithë me mendimet e pjekura e të vyera për shkak të përvojës së gjatë profesionale e jetësore që kishte, si dhe të bagazhit të pakrahasueshëm të njohurive teorike e të zgjidhjeve praktike që ofronte.
Me humbjen e tij, shokët, miqtë, kolegët e familjarët humbën një nga njerëzit më të dashur, nuk gabojmë nëse themi humbën prindin e tyre të shkëlqyer, sepse i tillë ishte ai për shumë të tjerë.
Shkolla e Nagjistratures do ta nderojë emrin e Prof. Stavri Çeços ndër vite si një figurë unike dhe të papërsëritshme.
Ai do te jetë kurdoherë një nga personalitetet që ka nxjerë drejtësia shqiptare në vite dhe për Shkollën e Magjistraturës ishte një nder i madh që e kishte në stafin e saj."
Stavri ÇEÇO - Ish Pedagog
“Në një kohe kur për aktorët e tjerë të drejtësisë dhe të gjyqësorit shqiptar institucionet dhe organizmat ndërkombëtare kanë dhëne vlerësime të niveleve të ndryshme, për Shkollën e Magjistraturës ato kanë dhënë vetëm vlerësime pozitive dhe kjo përbën një ndjenjë të vërtetë krenarie për ata që kanë punuar dhe studiuar në këtë shkollë, si dhe për të gjithë ata që mund të quhen "Miqtë e Shkollës"”.
Ilir PANDA
Ish Pedagog
“E kam ndjerë nga afër krijimin dhe zhvillimin e Shkollës së Magjistraturës, duke qënë pjesë e saj që në krijim.
Shkolla e Magjistraturës është investimi më i rëndësishëm për përparimin dhe demokratizimin e vazhdueshëm të drejtësisë shqiptare.
Kam qënë dhe mbetem mbështetës i vendosur i mendimit se kjo shkollë përmban faktorin kryesor për përgatitjen dhe kualifikimin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ndjej shumë kënaqësi kur e shoh e dëgjoj përparimin e dukshëm të magjistratëve të dalë nga kjo shkollë në rritjen e aftësive profesionale, menaxhimin e drejtësisë dhe zhvillimin e shkencës juridike.
Jam ndjerë i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë që më është dhëne për të qënë pedagog i kësaj shkolle. Vetëm për shkak të këtij pozicioni kam mbetur brenda drejtësisë dhe më është dhënë mundësia ta ndjek nga afër zhvillimin e saj, të ndihmoj, aq sa mundem për përgatitjen dhe kualifikimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit.
Jam munduar të transmetoj njohuri teorike dhe praktike tek magjistratët, por në ketë proces kam zhvilluar e pasuruar edhe dijet e mija. Në ketë kuptim mund të them me bindje se Shkolla e Magjistraturës ka qënë shkollë edhe për mua”.
Halim ISLAMI
“Për Institucionin që përpiqet maksimalisht për të përgatitur Magjistratë të aftë për të përballuar sfidat Drejtësisë për të sotmen dhe të ardhmen e Evropiane të Republikës së Shqipërisë.
Sinqerisht, jam ndier dhe vazhdoj të ndihem i privilegjuar që jam pjesë e stafit Akademik të Shkollës së Magjistraturës qysh prej themelimit të saj”.
Ardian KALIA
“Bashkëpunimi im me Shkollën e Magjistraturës ka filluar që nga viti 1997.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Shkolla nëpërmjet punës së saj të kujdesshme, këmbëngulëse e profesionale, si në trajnimin fillestar e vazhdues të gjyqtarëve e prokurorëve, ka arritur të jetë një nga institucionet më të suksesshme të sistemit të drejtësisë.
I uroj Shkollës dhe stafit të saj suksese të mëtejshme në shërbim të forcimit të besimit të qytetareve të drejtësia”.
VIOLANDA THEODHORI
“Shkolla e Magjistraturës më shumë se modelin e trajnimit të profesionistëve me shkallën më të lartë të cilësisë, solli në gjyqësorin shqiptar rivlerësimin e vlerave individuale profesionale si kusht për të qenë pjesë përbërëse e strukturave të gjykatave dhe organeve të prokurorisë dhe për të patur një karrierë të suksesshme në këto institucione shtetërore”.
Vangjel KOSTA
“Merita e Shkollës së Magjistraturës reflektohet në profesionalizmin e magjistratëve, prandaj cilido nga ne, si pjesë e
kësaj shkolle, me të drejtë ndjehet krenar”.
Perikli ZAHARIA
“Pas dekadash të tëra mungese të një shkolle profesionale për aktorët kryesorë të sistemit të drejtësisë, gjyqtare e prokurore, tashmë që Shkolla jonë e Magjistraturës ka mbushur 12 vjeç, qartësohemi përherë e më shumë mbi domosdoshmërinë e çeljes së këtij tempulli të dijes së thelluar juridike dhe kuptojmë hendekun ndërmjet gjyqtarëve të sotëm dhe atyre të së shkuarës.
Me këtë rast do t’ju uroja të gjithë atyre që kanë diçka për të thënë që, me mirë se kudo, ne ndihmohemi duke lexuar qëndrimet tuaja, ngaqë ndihet qartë se fjala e profesionistit të vërtetë ka gjithmonë peshë”.
Alion CENOLLI
"Padyshim që Shkolla e Magjstraturës ka qenë një sukses dhe vlerë e pazevëndesueshme për realitetin shqiptar të viteve të fundit. Roli i saj në përgatitjen dhe kualifikimin me dije bashkëkohore të aktorëve gjyqësore të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, vazhdon të mbetet esencial dhe teper i rendesishem. Dhe kjo behet me padyshim me pune serioze dhe stafin mjaft te kualifikuar.
Bashkëpunimi me Shkollën e Magjistraturës është për mua një privilegj dhe kënaqësi e veçantë."
Xhezair Zaganjori
"Ishte kënaqësi të punoje me studentët e Shkolles së Magjistraturës. Ishin studentë dhe oponentë në të njëjtën kohë. Një experiencë e pakrahasueshme dhe një privilegj."
Tefta Zaka
"Më lejoni që, në këtë përvjetor të Shkollës së Magjistraturës, urimet e mia më të mira t'ia drejtoj të gjithë stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj në vite, si dhe veçanërisht, studentëve. Unë, personalisht, jam krenare për arritjet e deritanishme në detyrën e tyre fisnike dhe për bashkëpunimin tim me Shkollën. Kam besim se, ky përkujtim do të shërbejë për të reflektuar dhe rritur përgjegjësitë në ushtrimin e detyrave, për rritjen e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si mjeti më i mirë në luftën për pavarësimin e gjyqësorit dhe atë kundër korrupsionit".
Prof. Dr. Aurela ANASTASI
"Është i vetmi institucion ku gjen qetësi shpirtërore si profesionist dhe qetësi shpirtërore si qytetar gjë që do të thotë se n.q.s. kërkon një model perfekt profesionalizmi dhe korrektësie atë e gjen vetëm në Shkollën e Magjistraturës të Republikës së Shqipërise."
Z. Maksim Haxhia
“Një dedikim për Shkollën e Magjistraturës, dhe në veçanti për studentët e saj do ta formuloja në ketë fraze:
Niveli i kulturës sonë nuk varet nga sasia e dijeve, por nga të kuptuarit dhe vënia në jetë të asaj që kemi mësuar në shkollë”.
Sokol SADUSHI
"Krenar që kam qënë pjesë e kësaj shkolle, do përkrah gjithmonë suksesin dhe promovimin e saj dhe studentëve që ajo do të nxjerrë në vite"
Eduart HALIMI
Gjyqtar (Deputet)
“Çdo brez ka kohën e vet, dhe për ne, brezin e parë te magjistratëve, dhjete vjet me pare, Shkolla e Magjistraturës na dha mundësinë që të nisim një kohe të re për sistemin tonë të drejtësisë”.
Sandër SIMONI
Gjyqtar (Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë)
"Shkolla e Magjistraturës, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Shumë i frytshëm ka rezultuar zbatimi i programit fillestar të saj pasi gjyqtarët që kanë përfunduar studimet në ketë shkollë kanë përçuar një frymë të re në gjykatat ku janë emëruar. Jo më pak frytdhënës ka qënë aplikimi i trajnimit vazhdues të gjyqtarëve ku nxitja e debatit mes pjesëmarrësve ka bërë të mundur trajtimin në mënyrë të detajuar të problemeve juridike."
Valbona VATA
Gjyqtare (Kryeinspektore K.L.D)
“Ja dedikoj arritjet dashurisë dhe kujdesit të prindërve të mi Respekt dhe mirënjohje pa fund ndaj pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës dhe të gjithë pedagogeve të mi për punën përkushtimin e vazhdueshëm të formimit tim profesional”.
Artur KALAJA
Gjyqtar (Gjykata e Apelit Tiranë)
“Respekt dhe mirënjohje për Shkollën e Magjistraturës, Është Institucioni që shërben si "Motorri" i Reformimit të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Profesionalizmi dhe objektiviteti i Shkollës së Magjistraturës duhet ti shërbejnë gjithë profesionistëve të fushës së drejtësisë si shembulli që duhet ndjekur në kryerjen e detyrës së tyre”.
Fatri ISLAMAJ
Gjyqtar (Gjykata e rrethit gjyqësor, Fier)

Para