Vendime të Këshillit Drejtues për formimin vazhdues
PËR KRITERET E PËRZGJEDHJES SË
PEDAGOGËVE/LEKTORËVE TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS
“Miratuar me Vendimin nr.27, datë.15.07.2009 të Këshillit Drejtues”
“Ndryshuar me Vendimin nr. 11, date 02.07.2010 te Keshillit Drejtues “Per disa shtesa dhe ndryshime ne rregulloren e brendshme te Shkolles se Magjistratures”
Mbështetur në nenin 6 të Ligjit Nr. 9414, date 20.05.2006 « Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr 8136 date 31.07.1996 « Për Shkollën e Magjistraturës në Republikën e Shqipërisë » me propozim të Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Këshilli Drejtues, i mbledhur më datë 15.07.2009
VENDOSI
1. Objektivat e Shkollës së Magjistraturës për pedagogët dhe lektorët
SHM ka për qëllim të ofrojë nivelin më të lartë të trajnimit teorik dhe praktik, duke krijuar dhe mbajtur një skuadër të zgjedhur të stafit pedagogjik, plotësisht në gjendje të arrijë synimet për trajnimin fillestar dhe atë të vazhduar duke u fokusuar në një numër specifik objektivash, që do të specifikohen në Strategjinë për Rekrutimin dhe Trajnimin e Trajnerëve për periudhën 2009-2014:
· Caktimi dhe forcimi i kritereve të përzgjedhjes së pedagogëve/lektorëve/trainerëve të SHM;
· Procedura transparente zbatuese për përzgjedhjen e trajnerëve,
· Rritja e numrit të trajnerëve me kohë të plotë,
· Tërheqja e trainerëve më të mirë nga gjyqësori dhe prokuroria;
· Rritja e aftësive pedagogjike dhe mësimdhënëse të trainerëve përmes Trajnimit të trajnerëve lidhur me të drejtën materiale, proceduriale, si dhe me teknikat e trajnimit;
· Zhvillimi i rrjetit të trajnerëve për të mbuluar të gjitha lëndët e trajnimit,
· Tërheqja e specialistëve nga fusha të tjera si pjesë e grupit të trajnerëve,
· Zbatimi i procedurave fleksibël për përzgjedhjen e trajnerëve, në varësi të proceseve të trajnimit fillestar dhe të vazhduar.
Mënyra konkrete aktuale për rekrutimin e trajnerëve nuk parashikohet me ligj dhe as kushtet për përzgjedhjen e tyre. Aktualisht pedagogët/trajnerët caktohen bazuar në propozimet e bëra nga Drejtori i Shkollës dhe miratimit me Vendim të Këshillit Drejtues. Lexo më shumë...

Para