Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

31 mars 2020 / Njoftim mbi zhvillimin e Provimit te Pranimit per vitin akademik 2020 – 2021

NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E PROVIMIT TË PRANIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2020 – 2021
 
Në kushtet e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19 dhe të efekteve ligjore të Vendimin të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 24.3.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, i cili ndalon organizimin e veprimtarive masive për një kohë të pacaktuar, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 30.3.2020 në një mbledhje të jashtëzakonshme online, vendosi:
1) anullimin e zhvillimit të provimit të pranimit për në Shkollën e Magjistraturës në datat 20 dhe 22 Prill 2020 dhe,
2) shtyrjen e datës së zhvillimit të provimit të pranimit dhe marrjen e masave për kryerjen e këtij aktiviteti, jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Janë të ftuar të gjithë konkurrentët që të ndjekin:
  • ecurinë e akteve ligjore dhe nënligjore që lidhen me vazhdimin apo mbarimin e “Gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, që do të dalin pas këtij njoftimi, si dhe
  • informacionet që do të dalin në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës në internet, për çdo njoftim lidhur me procesin e konkurrimit.
                                                                                                                                                                                               Shkolla e Magjistraturës



Njoftime

Mbylle