Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

15 tetor 2019 / Njoftim për përfundimin e procedurës për vlerësimin paraprak “Lëvizje paralele”, për konkursin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, me kandidatë

                                                Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për përfundimin e procedurës për vlerësimin paraprak “Lëvizje paralele”, për konkursin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, me kandidatë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar; nenit 25 të kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”; si dhe kreut VII, “Lëvizja paralele.” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, si më poshtë:
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, kandidaturat e paraqitura brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 3.10.2019, janë: znj.Alma Zili dhe znj.Jonida Dragoti. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2(dy) kandidatura të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:
 
1)      Znj. Alma Zili
2)      Znj. Jonida Dragoti
 
Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në mjediset e Shkollës së Magjistraturës në dt.18.10.2019, ora 10.00.



Njoftime

Mbylle