Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

22 tetor 2019 / Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë për konkursin një vned vakant Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori

           Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”, për konkursin 1(një) vend vakant “Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori”, me kandidatë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” për konkursin “1(një) vend vakant për pozicionin Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori”, njoftojmë si më poshtë:
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 3.10.2019, është: z.Doris Qirjako. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kiandidati i plotëson kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që është:
  1. Z.Doris Qirjako
Për sa më sipër, njoftojmë se:
 
- Vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 28.10.2019, ora 11.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 28.10.2019, ora 13.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.



Njoftime

Mbylle