Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

6 tetor 2020 / Njoftim per shpallje vendi vakant pedagog i brendshem

            SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
     Këshilli Drejtues
 
     NJOFTIM
 
Këshilli Drejtues i Shkollës se Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë shpall vakant një vend, Pedagog i Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës. Për shkak të nevojave të sistemit të drejtësisë për magjistrat (gjyqtar, prokuror), Keshilli Drejtues vlerëson që kandidatët aplikant për vendin vakant të pedagogut të brendshëm të preferohen nga rradhët e profesionistëve të spikatur të fushës juridike, akademike etj.
 
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve fitues janë përcaktuar në nenin 264, të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në nenin 66 dhe Aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës:
 
Ligji parashikon se pedagogët e brendshëm zgjidhen nga radhët e juristëve më të shquar;
·    me eksperiencë mbi 15-vjeçare si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe
·    me eksperiencë mësimdhënëse si pedagogë të brendshëm në sistemin universitar ose si pedagogë të jashtëm e të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, me eksperiencë mbi 10 vjet.
 
Aplikantët duhet të paraqesin pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës, kërkesën e tyre dhe dokumentat bashkëngjitur, brenda datës 27.10.2020.
                                                  
Cdo aplikant duhet të marrë nga sekretaria e Shkollës, numrin e regjistrimit në protokoll të kërkesës për aplikim.



Njoftime

Mbylle