Rregullore e revistës -Jeta Juridike
RREGULLORE E BRËNDSHME E REVISTËS
“JETA JURIDIKE”
Neni 1 Natyra dhe Qëllimi i Revistës
1.1 Revista “Jeta Juridike” është revistë shkencore me karakter juridik, organ i Shkollës së Magjistraturës që botohet nën drejtimin dhe kujdesin e këtij institucioni.
1.2 Revista “Jeta Juridike”, është revistë periodike tremujore, që botohet në gjuhët shqip e shoqëruar edhe me një përmbledhje të artikujve në anglisht.
1.3 Botimi i revistës synon të plotësojë literaturën juridike me njohuri praktike dhe teorike në ndihmë të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, juristëve dhe studentëve të fakulteteve të drejtësisë në vend, të jetë një tribunë e diskutimeve dhe debatit juridik, të japë informacion mbi të rejat në legjislacion, të ofrojë njohuri mbi institute të së drejtës nën një vështrim krahasues, si dhe të japë një informacion për veprimtaritë e Shkollës së Magjistraturës në fushën e Trajnimit Vazhdues dhe të Trajnimit Fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
1.4 Të drejtën për botim në Revistën “ Jeta Juridike” e kanë të gjithë Juristët, që me veprimtarinë e tyre kanë kontribuar në sistemin e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, kandidatët për magjistrat në Shkollën e Magjistraturës, si dhe autorë nga profesione të tjera në shërbim të sistemit të drejtësisë. Më shumë....


Para