Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

19 qershor 2020 / Raporti perfundimtar i vleresimit te kandidateve per aplikim ne konkursin e pranimit pas mbledhjes se Keshillit Drejtues date 19.06.2020

  • Raport për vlerësimin e kandidatëve që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar, për vitin akademik 2020 – 2021
Në mbledhjen e datës 19.6.2020, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës zhvilloi seancë debati i mbledhur me thirrjen e zv.Kryetarit të saj, Prokurorit të Përgjithshëm Z. Olsian Çela. Pas paraqitjes së raporteve të vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të marrin pjesë në provimin e pranimit për vitin akademik 2020 – 2021, i cili do të zhvillohet në datat 26 the 29 qershor 2020, prej KLGj dhe KLP, Këshilli Drejtues vlerësoi me përgjegjësi tërësinë e çështjeve të treguara në dy raportet përkatës, vlerësoi në përputhje me to edhe raporte  e përgatitura nga Shkolla e Magjistraturës, si dhe aktet e tjera që përbënin dokumentacionin shoqërues të rendit të ditës së mbledhjes së sotme.
Shqetësimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues u shpreh edhe në nevojën që procesi i konkurrimit të kandidatëve të jetë sa më kompetitiv për të mundësuar arritjen e një rezultati sa më cilësor të fituesve. Këshilli Drejtues përqafoi idenë dhe rekomandoi nën frymën e interesave publike dhe të nevojave të reformës në drejtësi, me qëllimin për të siguruar prurje më të mëdha kandidatësh, rezultat që është synuar pas fushatës së gjerë sensibilizuese ndërmarrë vitin e fundit nga autoritetet e Shkollës së Magjistraturës, rekomandoi që të rivlerësohen nën këtë frymë, edhe kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit në datën 26 dhe 29 qershor 2020.
Nën këtë shqetësim të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, anëtarët e Këshillit Drejtues mirëkuptuan tërësisht nevojat në rritje të sistemit të drejtësisë, rivalitetin e nevojshem dhe të domosdoshëm për arritjen e rezultateve të dëshiruara, konsideruan me paanësi eksperiencat në punë të kandidatëve dhe, nën nevojën e bashkëpunimit institucional e profesional ndërmjet organeve të përfshira në këtë debat, i rekomandoi Drejtorit në detyrë të Shkollës së Magjistraturës, me unanimitet, rivlerësimin individual të cilësive të kandidatëve konkurrues përmbi këtë nevojë publike.
Bazuar si më sipër, Komisioni për verifikimin e dokumentacionit për procesin e regjistrimit, u mblodh online, u njoh nga Drejtori në Detyrë i Shkollës me Vendimin Nr. 14, datë 19.6.2020 të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturs. Komisioni i përbërë prej:
1. Z. Vangjel Kosta, pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës;
2. Znj. Laura Pupa (Mehmetllari), Përgjegjëse e Sektorit të Formimit Fillestar, Shkolla e Magjistraturës;
3. Znj. Erjola Mura, sekretare shkencore për Formimin Fillestar;
4. Znj. Jonida Dragoti, sekretare shkencore për Formimin Fillestar;
5. Znj. Irisi Asllanaj, specialiste informatike,
u njoh gjithashtu edhe me frymën e diskutimeve zhvilluar në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, u njoh edhe me ankimet individuale të bëra prej të skualifikuarve fillestarë dhe, pas diskutimeve të tyre, përfundimisht vendosi të përfshijë në listën e konkurrentëvë të provimit të pranimit të Shkollës së Magjistraturës, të gjithë aplikantët e rregjistruar si të tillë. Shkolla e Magjistraturës beson se në këtë mënyrë, duke siguruar më shumë konkurrentë present, do të shtohet përmbajtja e konkurrimit dhe cilësia e rezultateve të tij.
 
 
DREJTOR (I KOMANDUAR)
ARBEN RAKIPI



Njoftime

Mbylle