Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Projektet

 

Në kuadër të programeve të formimit profesional Shkolla e Magjistraturës ka realizuar një bashkëpunim intensiv dhe të frytshëm me partnerët e saj ndërkombëtarë gjatë vitit 2010. Janë zhvilluar aktivitete të shumta në bashkëpunim me organizata dhe institucione ndërkombëtare të ndryshme.
Më konkretisht disa nga aktivitetet e realizuara janë si më poshtë:
  •  Eshtë realizuar vizita studimore e Drejtores së Shkollës dhe stafit pedagogjik në Spanjë, në Shkollen e Trajnimit Gjyqësor në Madrid dhe në Barcelonë, në kuadër të projektit “Mbështetje për Qëndrueshmërinë e Shkollës së Magjistraturës”. 
  •   U realizua promovimi i një Kompakt Disku të përgatitur nga Misioni Euralius për gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës në lidhje me instrumentet kombëare dhe ndërkombëtare në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në çështjet civile dhe penale.
  •   U realizua kursi dy javor i trajnimit të kandidatëve për magjistratë dhe i gjyqtarëve në detyrë në lidhje me shkrimin dhe arsyetimin ligjor me mbështetjen e USAID dhe World Learning me profesorin Amerikan Z.Chip Selan.
  •   U nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Akademinë Gjyqësore të Maqedonisë.   
  • U realizua me sukses Shkolla e pestë Verore 31 Maj – 5 Qershor 2010 në bashkëpunim me RAI-n (Inisiativa Antikorrupsion e Rajonit për Evropën Juglindore) për magjistratët e rinj me temë “Standartet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimi në Luftën Kundër Korrupsionit”.
  •   U realizua sesioni trajnues një javor i trajnimit të trajnerëve në bashkëpunim me Agjencinë Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvilllim gjatë 5-9 Korrik 2010.  
Disa nga projektet e përfunduara janë:
 
  •  Është përfunduar projekti me Këshillin e Evropës “Mbështetje për Qëndrueshmerinë e Shkollës së Magjistraturës”.
  •  Është përfunduar projekti i binjakëzimit të Prokurorisë Spanjolle me Prokurorinë e Përgjithshme, në të cilin Shkolla ishte në komponentin e 4-Trajnimet.
  • Është përfunduar projekti i binjakëzimit të Ministrisë tonë të Drejtësisë me Ministrinë e Drejtësisë Austriake, në të cilin me pjesemarrjen e Shkollës, janë trajnuar trajnerët dhe me pas jane organizuar trajnime për gjyqtarët në lidhje me shoqëritë tregtare dhe legjislacionin e tyre.
 
 
Janë në progres projektet si:
 
  • Projekti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë me Agjencinë Spanjolle për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar – AECID për ngritjen e sistemit të informacionit në KLD, në të cilin shkolla ka pjesemarrjen e saj.
  • Projekti për trajnimin e gjyqtarëve të gjykatave administrative me Chemonics, në të cilin pjesa e Shkollës është trajnimi i gjyqtarëve të rinj të gjykatave administrative.
  • Projekti kundër korrupsionit PACA me Këshillin e Evropës, etj.

Njoftime

Mbylle