Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Marreveshjet me part.ndërkombetarë

 

MARRËVESHJET E BASHKËPUNIMIT
 
 
Duke patur në konsideratë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Akademisë Gjyqësore të Maqedonisë, në kuadër të të cilave janë realizuar bashkëpunime të mëparshme të frytshme reciproke, është realizuar me sukses nënshhkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit reciprok me këto dy institucione të rëndësishme të edukimit ligjor në rajon si mekanizma të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe përmirësimit të funksionit ligjor të institucioneve reciproke.
 
Marrëveshjet u nënshkruan respektivisht nga Zj.Mariana Semini, Drejtore e Shkollës së Magjistraturës dhe nga Z. Lavdim Krasniqi për Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe nga Zj.Aneta Arnaudovska për Akademinë Gjyqësore të Maqedonisë.
 
Në kuadër të këtyre marrëveshjeve institucionet angazhohen të bashkëpunojnë me njëri tjetrin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit ndërmjet kandidatëve të trajnimit fillestar, që do të përfshijnë vizita studimore për tu njohur me sistemin gjyqësor të vendit pritës duke ndjekur leksione dhe vizita në institucionet përkatëse gjyqësore. Krahas kësaj do të bashkëpunohet për forcimin e kapaciteteve të të dy institucioneve nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, kurrikulave të trajnimit, akteve të brendshme që rregullojën sferën e veprimtarisë së të dy institucioneve.
 
Njëkohësisht do të realizohet shkëmbimi i njohurive praktike me qëllimin për të përmirësuar aftësitë profesionale të punonjësve të të dy institucioneve për krijimin dhe zbatimin e kurrikulave të trajnimit, dhe vlerësimin e efikasitetit në zbatimin e tyre praktik, hartimin dhe përmirësimin e kritereve dhe metodave efikase të vlerësimit të zbatimint të programeve të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm etj.
 
Shkolla është në proces për të nënshkruar edhe dy marrëveshje të tjera bashkëpunimi me Këshillin e Përgjithshëm të Gjyqësorit të Mbretërisë së Spanjës dhe Shkollën Kombëtare të Magjistraturës në Francë.
 

Njoftime

Mbylle