Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Marreveshjet me partnere kombëtarë dhe ndërkombetarë

MARRËVESHJET E BASHKËPUNIMIT
 
 
Duke patur në konsideratë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Institucioneve homologe nw rajon është realizuar me sukses nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit reciprok me institucione të rëndësishme të edukimit ligjor në rajon si mekanizma të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe përmirësimit të funksionit ligjor të institucioneve reciproke.
 
Në kuadër të këtyre marrëveshjeve institucionet angazhohen të bashkëpunojnë me njëri tjetrin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit ndërmjet kandidatëve të trajnimit fillestar, që do të përfshijnë vizita studimore për tu njohur me sistemin gjyqësor të vendit pritës duke ndjekur leksione dhe vizita në institucionet përkatëse gjyqësore. Krahas kësaj do të bashkëpunohet për forcimin e kapaciteteve të të dy institucioneve nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, kurrikulave të trajnimit, akteve të brendshme që rregullojën sferën e veprimtarisë së të dy institucioneve.
 
Njëkohësisht do të realizohet shkëmbimi i njohurive praktike me qëllimin për të përmirësuar aftësitë profesionale të punonjësve të institucioneve për krijimin dhe zbatimin e kurrikulave të trajnimit, dhe vlerësimin e efikasitetit në zbatimin e tyre praktik, hartimin dhe përmirësimin e kritereve dhe metodave efikase të vlerësimit të zbatimint të programeve të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm etj.
 
MARRËVESHJET ME PARTNERET NË VITE
 
  • 4.11.2003 – Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë për Trajnimin e Administratës Gjyqësore.
  • 2006 – Memorandum Mirëkuptimi me Universiteti e Dytë të Napolit/Shkolla e Specializimeve për Profesionet Ligjore dhe Misionit Pameka.
  • 7.04.2010 – Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë të Maqedonisë për përmirësimin reciprok të profesionit ligjor si dhe çështje të funksionimit të të dy institucioneve.
  • 28.06.2010 – Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Gjyqësor të Kosovës për aspekte të ndryshme të zhvillimit të profesioneve ligjore dhe aktivitetit të të dy institucioneve.
  • 2.11.2010 – Memorandum Mirëkuptimi me UNICEF për zbatimin e programit të trajnimit për drejtësinë për të miturit për profesionistët e drejtësisë.
  • 9.02.2011 – Protokoll Bashkëpunimi me Shkollën Kombëtare Franceze të Magjistraturës për bashkëpunimin në aspekte të ndryshme të funksionimit akademik ndërmjet dy shkollave.
  • 10.2.2011 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Qendrën Rajonale të Mjedisit në Shqipëri për organizimin e kurseve të trajnimit për zbatimin e Konventës së Arhusit dhe Krimin Mjedisor me kandidatët për magjistratë në Shkollën e Magjistraturës.
  • Nëntor 2011 – Marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Franceze për organizimin e sesioneve trajnuese.
  • 16.11.2011 – Marrëveshje me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës për mbështetjen e “Ngritjes së Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës.
  • 29.11.2011 – Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Utrecht-it në Hollandë për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës
  • 19.11.2011 – Memorandum Mirëkuptimi me Avokaturën e Shtetit për mbështetje në procesin e formimit vazhdues të avokatëve të shtetit
  • 2.12.2011 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës.
  • 05.12.2011 - Marrëveshje Bashkëpunimi me Gjykatën e Lartë për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës.
  • 05.12.2011 - Marrëveshje Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës.
  • 21.01.2012 – Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën Shqiptare të Bankave për organizimin e aktiviteve të trajnimit.
  • 27.03.2012 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Shkollën e Lartë Universitare Private Luarasi për bashkëpunim në fushën akademike për të kontribuar në procesin e formimit profesional të studentëve.
  • 9.5.2012 – Marrëveshje me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara UNËOMEN për Zbatimin e Projektit për Rritjen e Kapaciteteve në drejtim të Barazisë Gjinore.
  • 2011-2012 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme për Trajnimin Vazhdues të Oficerëve dhe Agjentëve të Policisë Gjyqësore.
  • 21.01.2013 – Memorandum Mirëkuptimi me Projektin e Assist Impact/USAID për zbatimin e programit të trajnimeve me tematikë “Falimentimin”.
  • Mars 2013 – Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Drejtësisë së Turqisë për bashkëpunimin në aspekte të ndryshme të aktivitetit akademik dhe administrativ të dy shkollave.
  • 11.03.2013 – Memorandum Mirëkuptimi me Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë për trajnimin e vazhduar të përmbaruesve gjyqësorë
  • 30.04.2013 – Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor në rajon për Funksionimin e një Qendre Rajonale për Trajnimin Gjyqësor për Krimin Kibernetik
  • 24.05.2013 – Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën AIRE, Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Avokatit të Shtetit, dhe Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë për forcimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së përpara gjykatave të brendshme në Shqipëri.
  • 29.05.2013 – Marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Britanik të Policisë për organizimin e sesioneve të trajnimit.
  • Nëntor 2013 – Marrëveshje Bashkëpunimi me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri për kualifikimin e kandidatëve në gjuhën angleze.
  • 27.11.2013 – Marrëveshje bashkëpunimi me Grupin Shqiptar për të Drejtat e Njeriut për organizimin e sesioneve trajnuese për gjyqtarët.
  • 12.3.2014 – Marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë.
  • 18.3.2014 – Marreveshje bashkepunimi ndermjet Shkolles se Larte jo Publike "Luarasi" Bashkepunimi ne fushen akademike per te kontruibuar ne procesin e fromomit profesional te studenteve".
  • 4.4.2014 – Memorandum bashkëpunimi me Save the Children dhe Fondacionin FZKPM në lidhje me organizimin e sesioneve trajnuese për drejtesine restauruese.
  • 27.4.2015 – Memorandum bashkepunimi ndermjet Qendres Europiane dhe Shkolles se Magjistratures dhe Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise dhe Institutit Gjyqesor te Kosoves me qellim: " Ofrimi i asistences per forcimin e zbatimit te praktikes gjyqesore te GJEDNJ-se perpara gjykatave te brendshme ne Kosove dhe Shqiperi".
  • 14.05.2015 - Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Institutit Kombëtar të Drejtësisë së Bullgarisë.
  • 10.11.2015 - Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e veprimtarisë së formimit profesional të punonjësve të administratës gjyqësore.



Njoftime

Mbylle