Ekspertët rezidentë
Në kuadër të programeve të përbashkëta të bashkëpunimit midis Komisionit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, përfitues i të cilave ka qënë edhe Shkolla e Magjistraturës, është parashikuar si komponente e projekteve edhe prania e ekspertëve rezidentë të Këshillit tëEvropës nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Periudha e mbuluar nga ekspertët rezidentë fillon në 2001 e deri në vitin 2009. Roli i ekspertëve rezidente ka qenë dhënia e mbështetjes dhe ndihmës së tyre në mbarëvajtjen e proceseve akademike dhe administrative në shkollë. Kjo sigurohej nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në seminare, workshop-e, lehtësimit i komunikimit dhe lidhjeve me Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian, si dhe lehtësimi i bashkëorganizimit të procesve të ndryshme trajnuese me dy organizmat e sipërpërmendur. Në rolin e ekspertit rezident të Këshillit të Evropës në Shkollë kanë qenë:
a) Z. Nicola Lettieri,
b) Z. Pasquale Profiti,
c) Z.Luca Perilli,
d) Zj. Lavinia Lefterache
e) Z.Mihai Selegean.

Para