Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Të huajt për ne

 

  

   MIHAI SELEGEAN

 

 Përvoja ime prej një viti e gjysëm në Shqipëri dhe në veçanti me Shkollën Shqiptare të Magjistraturës ishte e        paharruar dhe një përvojë që është shumë e shtrenjtë për mua, sepse kam shijuar mirëpritjen e ngrohtë, njerëzit e  mirë dhe punën e madhe në një atmosferë miqësore. Ju uroj të keni shumë suksese në të ardhmen!

 

 

 

 

  PASQUALE PROFITI

 

 Drejtësia dhe paanësia. Këto janë fjalët e ngrohta, stimuluese dhe angazhuese nga ana etike me të cilat mund të    përshkruaj atmosferën në Shkollën Shqiptare të Magjistraturës, në të cilën pata rastin të punoj në vitet 2003 dhe 2004  si ekspert resident i Këshillit të Evropës. Drejtësi dhe paanësi e stafit, pedagogëve, e studentëve dhe të trajnuarve që  frekuentuan Shkollën në ato vite; ata të gjithë e bënë aktivitetin tim një përvojë të paharruar.

Njoftime

Mbylle