Festivali Nderkombetar i Filmit per te Drejtat e Njeriut - Edicioni 20-të

Në kuadër të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi (AFMM), e cila organizon Festivalin Ndërkombëtar te Filmit për të Drejtat e Njeriut IHRFFA në Shqipëri, do të realizohet në sallën e amfiteatrit të godinës Poli i Drejtësisë shfaqja e filmit dokumentar “Të Drejtat e Njeriut në epokën digjitale”, që do të pasohet nga një bashkëbisedim dhe pyetje/përgjigje me të ftuarit në shfaqjen e filmit. 

Filmi i përzgjedhur do të trajtojë tematika që lidhen me funksionet e institucioneve ndërkombëtare në kuadër të krizave e luftërave aktuale.

Aktiviteti do të zhvillohet në datën 18 shtator, në orën 11:00, në sallën e amfiteatrit të Godinës Poli i Drejtësisë.

Në aktivitet do të jenë të ftuar kandidatët për magjistratë, pedagogë, dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.