In MEMORIAM Profesor HALIM ISLAMI

Shkolla e Magjistraturës organizoi sot, më datë 9 tetor 2024, ora 10.00, një ceremoni në kujtim të jetës dhe kontributit të Profesor Halim Islamit. Në aktivitet morën pjesë miq dhe të njohur të prof. Islamit, pedagogë të Shkollës së Magjistraturës, gjyqtarë, prokurorë dhe kandidatë për magjistratë.

 

Në aktivitet përshëndetën Drejtori i Shkollës, Z. Arben Rakipi, i cili vlerësoi rolin e shquar dhe të rëndësishëm të prof. Islamit si një nga kontributorët dhe bashkëpunëtorët e vjetër të Shkollës, Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, Rektori i Universitetit të Tiranës, Z. Artan Hoxha, Anëtari i Gjykatës së Lartë, Z. Ilir Panda, Z. Spiro Peçi, ish-Ministër i Drejtësisë dhe e bija e prof. Islamit, Znj. Dorina Bischof. Të gjithë folësit nxorrën në pah rolin e pazëvendësueshëm të tij në edukimin e brezave të kandidatëve për magjistratë, figurën e tij në rolin e mentorit në rritjen profesionale të bashkëpunëtorëve si dhe vlerat dhe kontributin në fushën e mësimdhënies dhe të drejtësisë në përgjithësi.

Aktiviteti u konkludua me vlerësime të dhëna për Prof. Halimin nga ish-kolegë, bashkëpunëtorë, ish-studentë dhe të njohur të tjerë të tij.