Shkolla e Magjistraturës, më datë 10 qershor 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: "Aftësitë oratore për të komunikuar. Gjuha e trupit në sallën e gjyqit dhe jashtë saj. Përqendrimi në të folurit, të shkruarit, aftësitë e të lexuarit dhe të dëgjuarit gjatë procesit të gjykimit/hetimit”
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës
Prof. Dr. Mariana Semini-Tutulani,
Ksenofon Ilia - CEO Instituti Gjuhës se Trupit Shqipëri
Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Ky sesion trajnim synonte në njohjen nga ana e auditorit të mënyrës së komunikimit dhe rëndësia që kanë rregullat e etikës në procedurat gjyqësore dhe hetimore. Respektimi i të gjithë procesit gjyqësor dhe hetimor, për të gjithë pjesëmarrësit në të si dhe për vetë gjyqtarin, prokurorin si dhe hetuesin. Problematikat që dalin në praktikën gjyqësore, si dhe mënyrën e komunikimit në sallën e gjyqit por dhe jashtë saj. Mënyrën e komunikimit të gjyqtarit dhe prokurorit me palët, si dhe me të gjithë faktorët që përmban ky proces me median, në sallën e gjyqit dhe jashtë saj, me anën e njohjes së gjuhës së trupit, vlera e njohjes së saj si pjesë e punës në përditshmëri.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Rëndësia e komunikimit brenda rregullave të etikës dhe procedurës gjyqësore/hetimore. Si të respektojmë procesin, pjesëmarrësit në të dhe veten.
- Diskutim i hapur mbi problematikat në praktikën gjyqësore të lidhura me komunikimin në sallën e gjyqit dhe në ambientin e punës.
- Oratoria dhe Retorika në sallën e gjyqit. Komunikimi me palët dhe pjesëmarrësit në gjykim/hetim përmes gjuhës së folur, por jo vetëm.
- Gjuha e trupit si pjesë e komunikimit të gjyqtarit dhe prokurorit me palët, me pjesëmarrësit dhe median në sallën e gjyqit dhe jashtë saj, si dhe ndërmjet kolegëve në mjediset e punës.
- Diskutime të rasteve të praktikës gjyqësore.