Aktivitet trajnues me temë: “Urdhri Evropian i ndalimit” dhe “arresti ndërkombëtar” si instrumente të rëndësishme për përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së”

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

22 Maj 2023 aktivitetin me temë: 

“Urdhri Evropian i ndalimit” dhe “arresti ndërkombëtar” si instrumente të rëndësishme për përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Dr. Amarildo LAÇI

Paulin ÇERA

Lehtësues:

Erida VISOÇI

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Kuptimi i Urdhrit Evropian të ndalimit;
  • Vështrim i krahasuar i Urdhrit Evropian të ndalimit me institutin e ekstradimit;
  • Gjykimi në mungesë si shkak i refuzimit të Urdhrit Ndërkombëtar të ndalimit;
  • Parimi “ne bis in idem” në marrëdhëniet juridiksionale me jashtë