Në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mundësuar nëpërmjet Programit të Shkëmbimeve Akademike Fulbright, Shkolla pati mbështetjen e një prokurori amerikan, Z. Jay Shapiro, me ekspertizë teknike dhe profesionale për një periudhë prej 4 muajsh gjatë vitit 2023.
Prokurori Shapiro u angazhua në të dy drejtimet kryesore të punës në Shkollë, në Programin e Formimit Fillestar dhe atë të Vazhduar. Në programin e formimit fillestar, angazhimi u realizua në pjesëmarrjen në forcimin e kapaciteteve të stafit pedagogjik në rishikimin dhe zhvillimin e lëndëve mësimore. Prokurori Shapiro u angazhua në rishikimin e lëndës së Etikës Profesionale si dhe në hartimin e dy lëndëve të reja si E Drejta Penale Evropiane dhe kursin e posaçëm për kandidatët për prokurorë në shkollë.
Njëkohësisht, ai mori pjesë aktive në mësimdhënie në ofrimin e aftësive dhe njohurive për kandidatët për magjistratë të vitit të parë të studimeve në lëndë të caktuara si e drejtë penale, e drejtë procedurale penale, shkrimi dhe arsyetimi ligjor.
Përsa i takon Programit të Formimit Vazhdues, Z. Shapiro u përfshi si ekspert në seminare të ndryshme për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë në tematika si interceptimi, infiltimi, blerja e kontrolluar, krimi kibernetik dhe përgjegjësia penale e personave juridik.