Konkursi Ndërkombëtar THEMIS, 5-9 Qershor 2023

Në kuadër të bashkëpunimit me Rrjetin Gjyqësor Evropian të Trajnimeve, nga 5-9 Qershor 2023, Shkolla e Magjistraturës, si çdo vit, mori pjesë në konkursin ndërkombëtar e-THEMIS në gjysëm finalen B e Drejta Familjare Evropiane dhe e BE-së. Konkursi zhvillohet në qytetin e Napolit, Itali. 

Në këtë aktivitet Shkolla u përfaqësua nga Erolda Tarelli, Eda Gjovari dhe Boiken Bendo, të tre kandidatë për magjistratë në vitin e dytë të studimeve, nën mentorimin e pedagoges Prof.dr. Mariana Semini.

“Të vendosësh për një të mitur si prind – detyrimi për ushqim dhe sfidat e gjykatës” është tema me të cilën prezantohet Shkolla e Magjistraturës. Garantimi i të drejtave të të miturve si dhe i interesit më të lartë të tyre është një përgjegjësi ligjore jo vetëm e shtetit por e të gjithë shoqërisë.