Ndarja midis juridiksionit administrativ dhe atij kushtetues, me fokus gjykimin e akteve normative nënligjore

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 14 Dhjetor 2022 aktivitetin me temë “Ndarja midis juridiksionit administrativ dhe atij kushtetues, me fokus gjykimin e akteve normative nënligjore”.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Kuptimi i aktit normativ nënligjor dhe dallimi nga akti administrativ dhe kontrolli i ligjshmërisë ndaj aktit nënligjor normative;
  • Konkurrenca mes juridiksionit kushtetues me atij gjyqësor lidhur me kontrollin e aktit nënligjor;
  • Kontrolli kushtetues i aktit nënligjor normative;
  • Kufijtë ndarës të juridiksionit kushtetues me atij gjyqësor administrative Konflikti i juridiksioneve;
  • Raste praktike 

Pjësëmarrës në këtë aktivitet janë Gjyqtarë pranë Gjykatave Administrative dhe Gjykatave të Rrethit.

Ekspertë ShM:

Marsida Xhaferllari

Eralda Methasani Çani

Lehtësues ShM:

Sokol Ibi