16.4.2026 - Mbledhja e Asamblesë së Kandidatëve për Magjistratë

Në zbatim të nenit 35 dhe 36 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, më datë 30.3.2026 bëri thirrjen për mbledhjen e Asamblesë së Kandidatëve për Magjistratë, me rend dite "Njoftim për zgjedhjen e kryetarit të Asamblesë së Kandidatëve dhe anëtarit të Komisionit Disiplinor nga radhët e kandidatëve për magjistratë”.

Më datë 16.4.2026 u organizua mbledhja dhe votimi për përzgjedhjen e kryetarit të Asamblesë së Kandidatëve dhe Anëtarit të Komisionit Disiplinor nga radhët e kandidatëve për magjistratë.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave, kandidatët fitues ishin:

Kleada Mersinllari – Kryetar i Asamblesë së Kandidatëve

dhe

Ardit Kola – Anëtar i Komisionit Disiplinor të Shkollës së Magjistraturës