Njoftohen të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin hyrës në Shkollën e Magjistraturës, se faza e parë e provimit hyrës, testi scan-tron, ka pësuar disa ndryshime që lidhen me përmbajtjen e tij.
Me vendim nr. 38, datë 17.12 2025, Këshilli Drejtues vendosi të orientojë këtë testim në vlerësimin e njohurive ligjore të konkurrentëve, duke bërë një organizim të ndryshëm të rubrikave të testit, si vijon:
Rubrika 1: E drejta kushtetuese dhe të drejtat e njeriut (15 pikë);
Rubrika 2: E drejta administrative (15 pikë);
Rubrika 3: E drejta civile (10 pikë);
Rubrika 4: Procedura civile (10 pikë);
Rubrika 5: E drejta familjare (5 pikë);
Rubrika 6: E drejta e punës (5 pikë);
Rubrika 7: E drejta penale (10 pikë);
Rubrika 8: Procedura penale: (10 pikë);
Rubrika 9: E drejta e BE-së dhe e drejta ndërkombëtare publike (10 pikë);
Rubrika 10: Etika (10 pikë).
Arsyeja e këtij ndryshimi lidhet me balancimin më të drejtë të aftësive dhe njohurive që kërkohen të vlerësohen në dy fazat e provimit në mënyrë komplementare. Duke qenë se në fazën e dytë të provimit janë shtuar elementë që vlerësojnë aftësinë e të shkruarit, mënyrën e hartimit dhe mbrojtjes së një argumenti dhe aftësitë analitike të kandidatëve, u vlerësua që është më e përshtatshme që faza e parë të orientohet vetëm në njohuritë dhe aftësitë ligjore.
Ju urojmë suksese!

Shkolla e Magjistraturës