Në datë 29 prill 2024, në ambjentet e Parkut Olimpik, u organizua provimi i dytë i fazës së dytë të provimit të pranimit, test profesional bazuar në 3 (tre) raste praktike, në të drejtë civile, të drejtë penale dhe të drejtë administrative, të përzgjedhur rastësisht nga konkurrentët e pranishëm në sallë.
Provimi nisi rregullisht, sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Shkollës.
Në provim nuk u paraqit 1 (një) konkurrent, i cili njoftoi Shkollën për pamundësi pjesëmarrje për arsye shëndetësore.
Provimi zgjati 3 (tre) orë dhe u zhvillua nën monitorimin e Shkollës së Magjistraturës dhe monitoruesve të jashtëm nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Europës, OSBE dhe INL.
Në përfundim të provimit, u realizua procesi i sekretimit të tezave të provimit, në prani të konkurrentëve.
Nuk pati asnjë ankesë nga ana e konkurrentëve.
Konkurrentët do të njoftohen nga Shkolla për përfundimin e vlerësimit dhe zhvillimin e procesit të c’sekretimit, i cili do të identifikojë fituesit e provimit të pranimit për vitin akademik 2024-2025.