PROVIMI I PRANIMIT PËR NDIHMËS LIGJOR
Provimi i pranimit për ndihmës ligjor do të organizohet në datën 19 maj 2026 në ambjentet e Hotel Tirana, salla “Akernia”, ora 8.00.
Provimi është me shkrim në një ditë, i ndarë në dy pjesë, ndërmjet të cilave do të ketë një pushim 45 minutësh.
Kohëzgjatja e provimit është 5 orë.
Totali i pikëve 100 pikë
PJESA E PARË: (2 orë)
Rubrika I: Pyetje me alternativa (20-30 pikë)
Një pyetje-1 pikë
20-30 pyetje të bazuara në programin e provimit të pranimit
Rubrika II: Pyetje mbi koncepte, pyetje krahasimore ose pyetje argumentuese (10-20 pikë)
Një pyetje 2.5-10 pikë.
2-4 pyetje të bazuara në programin e provimit të pranimit
PJESA E DYTË: (3 orë)
Rubrika III: Opinione ligjore (60 pikë)
Një opinion ligjor-20 pikë
3 opinione ligjore:
1 opinion ligjor në fushën penale (materiale dhe procedurale)
1 opinion ligjor në fushën civile (materiale dhe procedurale)
1 opinion ligjor në fushën administrative (materiale dhe procedurale)”
Në pjesën e dytë të provimit, opinionet ligjore, Shkolla do të vendosë në dispozicion edhe bazën ligjore të nevojshme.
Lista e aplikantëve që do të marrin pjesë në provim do të shpallet në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës menjëherë pas vlerësimit të bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Për më shumë informacion, mund të lexoni Aneksin 2/2 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës - Rregullore e Brendshme
ANEKSI 2/2
PROCEDURA E ORGANIZIMIT TË PROVIMIT PËR SELEKSIONIMIN E KANDIDATËVE PËR KËSHILLTARË LIGJORË DHE NDIHMËS LIGJORË NË GJYKATA DHE PROKURORI SI DHE PROKURORINË E POSAÇME PËR NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Shkolla e Magjistraturës