03/11/2023 - SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës "Profesional". Niveli minimal i diplomës "Arsim i lartë".

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

1 (një) vend vakant – Specialist i protokoll-arshivës - Kategoria: IV-1

 

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

13/11/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

 

20/11/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 


   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

 

 

- Zbatimi dhe informimi lidhur me respektimin e ligjit dhe të rregullave të funksionimit të protokoll- arshivës;

- Përpunimi tekniko-shkencor dhe ekspertiza e vlerës së ruajtjes së dokumenteve;

- Pranimi, evidentimi, shpërndarja dhe nisja e korrespondencës;

- Kontrollimi i zbatimit të kërkesave që duhet të përmbushë dokumenti;

- Dorëzimi i plotë dhe në kohë i dokumenteve që krijohen apo hyjnë në institucion gjatë vitit;

-Plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumenteve nga sektorët e Shkollës, duke bërë evidencimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi;

- Mirëmban e ruan vulat dhe dokumentet;

- Formulon, analizon dhe siguron informacion për mjetet e komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun për qartësimin, sqarimin dhe thjeshtëzimin e veprimeve dhe të shkresave administrative të institucionit, si dhe është përgjegjës për përpilimin, për pritjen, informimin dhe shqyrtimin, korrekt të ankesave dhe kërkesave të publikut. 

 

1LËVIZJA PARALELE


Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 

 

1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA


Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive); 
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 


 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojë formim universitar në fushën e drejtësisë, shkenca komunikimi, shkenca sociale, gazetari, gjuhë-letërsi, marrëdhënie me publikun, gjuhë e huaj etj.;
b- Jo më pak se 1 (një) vit përvojë pune;
ç- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.);

d- Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter

 

1.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT


Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Dëshmi penaliteti (pranohen edhe dëshmitë e penalitetit të shkarkuara nga portali qeveritar e-albania); 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

k- Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

 

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Në datën 15/11/2023, do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.


Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 



 

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA


Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

Njohuritë mbi legjislacionet:

  1. Ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  2. Ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat” dhe aktet nën ligjore;
  3. Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar);
  4. Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  5. Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  6. Ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  7. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

 

1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

 

 

 

 

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës.

 

 

2PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

   Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 15/11/2023. 

 

 

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA


Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 
a - Të jetë shtetas shqiptar; 
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:


a- Të zotërojë formim universitar në fushën e drejtësisë, shkenca komunikimi, shkenca sociale, gazetari, gjuhë-letërsi, marrëdhënie me publikun, gjuhë e huaj etj.;
b- Jo më pak se 1 (një) vit përvojë pune;
ç- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.);

d- Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter

 

 

 

 

 

 

2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT


Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Dëshmi penaliteti (pranohen edhe dëshmitë e penalitetit të shkarkuara nga portali qeveritar e-albania); 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

k- Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.


Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.


Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 20/11/2023. 

 

2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Duke filluar nga data 22/11/2023, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

 

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA


Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

Njohuritë mbi legjislacionet:

  1. Ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  2. Ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat” dhe aktet nën ligjore;
  3. Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar);
  4. Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  5. Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  6. Ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  7. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.


Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 



 

2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a - Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b - Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë; 
c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

 

2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në faqen e  Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). 

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive , për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës, faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendat e informimit të publikut të Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data 22/11/2023.