SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Në mbështetje të nenit 19 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 251, pika 3 dhe të nenit 275, pika 4, të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës nr.43, dt.19.12.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.48, dt.28.12.2015”, i ndryshuar; si edhe të akteve të tjera nënligjore në fuqi, Shkolla e Magjistraturës, shpall procedurat e konkurrimit për këtë pozicion vakant:
1 (një) vend vakant Sekretar titullari
- Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:
- Plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumenteve nga sektorët e Shkollës, duke bërë evidentimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi;
- Ndjek dhe konfirmon agjendën e mbledhjeve brenda dhe jashtë institucionit për drejtorin e Shkollës;
- Planifikon dhe kujdeset për shërbimin e pritjes dhe përcjelljes në zyrën e Drejtorit;
- Ai ka përgjegjësi për zbatimin dhe informimin lidhur me respektimin e ligjit dhe të rregullave të funksionimit të institucionit;
- Plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumenteve nga sektorët e Shkollës, duke bërë evidencimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi, duke ia përcjellë Drejtorit;
- Formulon, analizon dhe siguron informacion për mjetet e komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun për qartësimin, sqarimin dhe thjeshtëzimin e veprimeve dhe të shkresave administrative të institucionit, si dhe është përgjegjës për përpilimin, për pritjen, informimin dhe shqyrtimin, korrekt të kërkesave të Drejtorit;
- Kujdeset për shërbimin e pritjes dhe përcjelljes në zyrën e Drejtorit, për përgatitjen dhe realizimin e vizitave zyrtare në institucion sipas llojit dhe rëndësisë së vizitës; për aktivitetet zyrtare formale dhe joformale, në përputhje me rregullat e parashikuara në ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë;
- Bashkëpunon me sektorët për mbarëvajtjen e proceseve të punës;
- Asiston dhe përgatit aktet e nevojshme që lidhen me vendimet përgjatë procesit të rekrutimit të kandidatëve, funksionimit të Këshillit Pedagogjik dhe Këshillit Drejtues të Shkollës;
- Çdo veprimtari tjetër që i ngarkohet posaçërisht nga ana e Drejtorit të Shkollës.
- Kujdeset për pajisjet e nevojat logjistike të zyrës së Drejtorit të Shkollës dhe i merr në dorëzim ato.
2. Kriteret për aplikim:
- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i/e aftë për punë;
- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;
- Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.
4. Kualifikimet e kërkuara:
a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: drejtësi, shkenca komunikimi, shkenca sociale, gazetari, gjuhë-letërsi, marrëdhënie me publikun, gjuhë e huaj etj.
b) Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.).
c) Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
5. Mënyra dhe afatet e dorëzimit: Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së protokollit të Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 19 dhjetor2025.
6. Mënyra e përzgjedhjes: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me njohuritë, aftësitë dhe kompentencën në lidhje me punën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.

Shkolla e Magjistraturës